Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6.802 testime dhe janë regjistruar 1.081 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 314 janë në Shkup, 187 në Gostivar, Tetovë 160, Kumanovë 84, Strumicë 60, Kërçovë 47, Ohër 38, Dibër 30, Strugë 27, Prilep 25, Manastir 20, Shtip dhe Resnjë 12, Radovish 11, Veles dhe Koçani 9, Berovë dhe Vinicë 6, Kratovë 5, Kavadar dhe Sveti Nikole 4, Probishtip 3, Negotinë dhe Pehçevë 2, si dhe nga 1 rast në Dellçevë, Krushevë, Vallandovë dhe Makedonski Brod.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 91 pacientë të shëruar, dhe 15 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur nga tre janë nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Gostivari dhe nga një në Strumicë, Strugë dhe Kërçovë.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 164.529 pacientë, ndërsa prej tyre 151.235 janë shëruar dhe 5.589 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 7.705./Telegrafi/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...