Rreth 140 nxënës të shkollave Fillore në Shkup janë vaksinuar kundër fruthit. Gjatë ditës vaksinimi është zhvilluar në gjashtë Shkolla në të cilat numri i të pa vaksinuarve është shumë i lartë.
Nga Shtëpia e Shëndetit njoftojnë se gjatë javës së kaluar në tre shkolla të Shkupit nuk është zhvilluar vaksinimi, pasi prindërit kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Ata thonë se në ato shkolla do të përsëritet njoftimi i prindërve për zhvillimin e vaksinimit të nxënësve dhe do të kryhet vaksinimi ditëve në vijim.
“Shpresoj që numri të bëhet shumë më i lartë, ekipet tona punojnë në terren, iu kemi bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me qëllim që të mbrohet jo vetëm fëmija i vet por edhe të fëmijëve të tjerë. Të premten u përballëm me njëfarë rezistence nga ana e disa shkollave, megjithatë ne ramë përsëri në kontakt me to, e shpjeguam procedurën se po bëhet vaksinimi në terren”, tha Shpresa Hasani, Shtëpia e Shëndetit Shkup
Ndërkohë në Klinikën Infektive në Shkup janë regjistruar edhe dy raste të reja me fruth të cilat janë ndaluar për hostpializim. Një foshnje 9 muajshe nga Gostivari dhe foshnje 6 muajshe nga Kumanova janë dy të prekurit e ri. Në Klinikë për momentin ka 20 pacientë me fruth 6 prej të cilëve janë mosha e rritur dhe 14 të tjerë fëmijë. Një pacient është në rrezik për jetën dhe në aparate të frymëmarrjes në repartin intensiv dhe dy fëmijë të tjerë me pneumoni./alsat/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion