Një 18-vjeçar nga Resnja e ka përdhunuar kushërirën e vet, e cila është katër vjet më e vogël se ai. Përdhunimi i parë ka ndodhur para Vitit të Ri, por 14-vjeçarja ka pasur frikë që ta paraqesë.
Sipas informatave të policisë, dje në stacionin policor në Resnjë një vajzë 14-vjeçare nga Manastiri, bashkë me të atin O.I. kanë denoncuar se I.N. (18) nga Manastiri, i cili është edhe kushëri i saj i parë dhe i cili një periudhë ka jetuar në Resnjë bashkë me ta, e ka përdhunuar dy herë, transmeton Gazeta Express.
Herën e parë para Vitit të Ri dhe, sipas fjalëve të vajzës, ajo deri tani ka heshtur dhe s’u ka treguar prindërve për shkak se ka pasur frikë.
Para një jave, e mitura ka shkuar në Manastir te halla e vet, ku ka ardhur edhe kushëriri i saj, i cili e ka përdhunuar për herë të dytë. Për këtë ka mësuar halla dhe menjëherë i ka treguar babait të vajzës 14-vjeçare.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...