Google ADS

14 persona nën hetime për financimin e paligjshëm VRMO-së së Gruevskit

12:53 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Prokurorisë Speciale Publike i përfundon mandati brenda pak muajsh, ndërsa në një konferencë për shtyp, prokurorja Janeva foli për afatin prej 18 muaj të punës së PSP-së.

“Kjo prokurori është në rrugë të drejtë me përballjen me krimin dhe padrejtësinë, kërkojmë nga sumica e re parlamentare që të mundësojë deri në fund të hetojë veprat penale që dalin nga përgjimet.

Dua të theksoj patjetërsinë e zbatimin e udhëtimeve të Komisionit të Venecisë që ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve.

Besoj se me punën time e kam arsyetuar besimin e qytetarëve dhe se do të vazhdojmë ta kryejmë funskionin tonë në mënyrë më profesionale, siç e kemi kryer edhe më herët, si një institucion i pavarur dhe i paanshëm.

Në këtë moment nuk i kemi ndëgjuar edhe 55% tjera të përgjimeve, pasi që ende nuk kemi përfunduar me 45% të tjera. Do të vazhdojnë me aktivitet tona të hetimeve dhe hapjen e lëndëve të reja.

Sot do të hapim tre hetime financiare, njëra ka të bëjë për çështje ndërtimore me emrin ‘Talir’ ku ka dyshime për shpërlarje parash. Individë të një partie politike kanë përdorur partinë për të përfituar për motive personale dhe hetimi nuk bëhet kundër partisë politike”, ka thënë ajo.

Çështje e re “Lëndina” përfshin dyshime për vepra kriminale të tre personave për ndërtim të tre objekteve në komunën e Zelenikovës. Në dëshmi janë përfshirë edhe inçizime satelitore.

Ndërtesat janë nisur të ndërtohen në 2011, kurse leja e ndërtimit është marrë në vitin 2013.

Çështja ‘Traektoria’ përfshinë katër persona zyrtar që ka të bëjë me rrugën ndërtimore në Shtip dhe kanë dëmtuar buxhetin me mbi 100 mijë euro. Dëshmitë tregojnë se katër persoant zyrtar, në procedurë të zgjedhjes së kompanisë, kanë vepruar kundër kushteve të vendosura nga qeveria kineze dhe bankës Ekzim.

‘Talir’ është financim i paligjshëm i OBRM-PDUKM-së. Dyshohet se i pari, si kryetar i partisë, nga 2009 e deri në fund të 2015 ka mundësuar financim të partisë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kështu, ka arritur ta kontrollojë partinë.

Ai ka pranuar mjetet financiare dhe nuk i ka kthyer paratë te personat që kanë dhënë mjetet. Kështu ka akumuluar kapital për financimin e partisë së tij. Ai ka shkelur detyrën e tij zyrtare.

Gjithsej nga VMRO-ja janë 14 persona të përfshirë në hetimet për financimin e paligjshëm të kësaj partie. Dëshmitë tregojnë se kjo nuk është mënyra e vetme e financimit të kësaj partie.

I dyshuari i parë, paligjshëm ka mundësuar për partinë e tij të sigurohen shërbime nga DG Beton AD – Shkup, që ka nënshkuar marrëveshje për prokurim publik.

Mbi 76 milionë denarë është vlera e kontributeve të kësaj partie në aktivitetet e kontratave, por për të fitar marrëveshjen, dyshohet se janë dhënë mbi 100 milionë denarë, si donacion, në OBRM-PDUKM. Për shkak të punëve publike, VMRO-ja nuk ka të drejtë që të merr donaicone nga kompania e lartëpërmendur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme