Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 841 testime për coronavirus, ndërsa 135 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-81, Tetovë – 15, Kumanovë – 13, Prilep – 8, Kavadar – 7, Makedonski Brod – 3, Shtip – 2, Manastir, Koçan, Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë – nga 1 secili qytet.
Nga MSH thonë se kanë vdekur edhe 35 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 900 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 147.229, prej të cilëve 123.710 janë shëruar, ndërsa 4.478 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (19 prill) është 19.041./Telegrafi/
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...