Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas të dhënave të ISH-së gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.489 testime dhe janë regjistruar 14 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 10 janë në Shkup dhe nga një rast në Kumanovë, Kavadar, Resnjë dhe Makedonski Brod.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 103 pacientë të shëruar, ndërsa 13 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur nga tre janë nga Shkupi dhe Gostivari dhe nga një në Strumicë, Kavadar, Prilep, Ko;vani, Tetova, Gjevgjelia dhe Vallandova.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.071 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 147.043 janë shëruar dhe 5.342 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.686.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...