Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar për gjendjen e pacientëve, të gjithë 13 që janë në Qendrën Klinike në gjendje stabile. Pacientja e parë është shëruar plotësisht. Njëra paciente nga Dibra, është në gjendje të përmirësuar pas kyçjes në aparate për frymëmarrje.
“Të gjithë pacientë tjerë janë me fotografi të lehtë, përfshirë edhe pacientin 15 vjeçar. Ka shtatë materiale të reja që punohen. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçovë dhe Ohri. Një pjesë prej tyre kanë qenë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Pas disa ditëve kanë temperaturë të lartë, janë në repartet për izolim dhe gjatë ditës do të dihen rezultatet. Nga Ohri një paciente dhe dy gra shtatzënë që dje janë sjellë nga Dibra. Njëra është nga spitali në Ohër tjetra është këtu në Shkup, ato janë në repart të izolimit. Nuk janë para lindjes, por i sollëm këtu që të ju bëhen testet”, ka thënë ministri i shëndetësisë Venko FIlipçe
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...