Sipas të dhënave të Sektorit për mbrojtje të pyjeve, gjatë muajit mars në gjithë territorin e shtetit janë regjistruar 128 zjarre, që është numri më i madh gjatë një muaji.
Siç tha drejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Zoran Gjorgjiev, prej tyre 47 kanë qenë zjarre pyjore dhe ka dëme serioze tek drunjtë. Ndërsa 81 zjarret tjera janë shkaktuar jashtë pyjeve, ndërsa shumica prej tyre (55) janë përhapur edhe në male, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto zjarre është djegur gjithsej hapësirë prej 2817 hektar, 3259 metër kub dru, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 53-55 milionë denarë.
Gjorgjiev tha se arsyeja më e shpeshtë për zjarret pyjore (99 përqind) është faktori njeri, ndërsa bubullimat dhe vetëndezja si arsye kanë qenë vetëm në 1 përqind të zjarreve.
Gjorgjiev theksoi se në pajtim me Ligjin për pyjet, ndalohet ndezja e zjarreve në të hapur, duke shtuar se të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë” vazhdimisht janë në terren dhe ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.
Ai kujtoi se më 29 mars, me qëllim që të mbrohen pyjet, Ministria e Bujqësisë ka sjellur vendim për ndalesë të pjesërishme për lëvizje në male. Ky vendim për shkelësit parasheh gjoba prej 1500 deri 3000 euro.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para