Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit: Janë kryer 1798 analiza dhe janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja, Shkupi ka 67, Manastiri – 24, Prilepi – 8, Ohri – 5, Berova – 4, Tetova dhe Kërçova – 3, Kumanova – 2, Kavadari, Velesi, Gostivari, Strumicë, Koçani, Resnja, Dellçeva dhe Kratovë – nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (124), janë regjistruar 22 riinfeksione, kurse po ashtu ka pasur edhe shërime. 114 të shëruar janë regjistruar nga: Shkupi – 66, Manastiri – 21, Berova dhe Tetova – 4, Kumanova dhe Strumica – 3, Prilepi, Kavadari, Shtipi dhe Radovishi – 2, Kërçova, Velesi, Resnja, Dellçeva dhe Kamenica e Maqedonisë. – 1. Gjatë 24 orëve të fundit dhe në përputhje me Regjistrin e të Vdekjeve me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin nuk është raportuar për persona të vdekur.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.434, numri i të shëruarve është 299.653, numri i të vdekurve është 9.278 dhe numri i rasteve aktive është 503.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?