Google ADS

15 raste të reja me koronavirus në Maqedoni , 3 persona kanë ndërruar jetë

16:17 | 6 Prill 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 15 raste të reja me koronavirus. Ky është një lajm i mirë duke e krahasuar me atë të ditës së djeshme ku numri brenda 24 orëve ishte 72 të infenktuar.

Gjithashtu, Ministria ka njoftuar se mbrëmë kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e koronavirusit, dy nga Tetova dhe një nga Koçani.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni të Veriut është 570,shkruan Gazeta Express.

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas qyteteve është : Kumanovë (8), Shkup (4), Tetovë (1), Strugë (1), Shtip (1).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme