Maqedonia e Veriut nesër kremton 11 Tetorin- Ditës së Kryengritjes Kombëtare të Popullit Maqedonas.
Me këtë rast kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka uruar të gjithë qytetarët:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni që tu uroj festën shtetërore 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore kundër fashizmit dhe luftës për liri.
Është e gjatë rruga që njerëzimi e ka kaluar pasi i ka mposhtur forcat e këqija të fashizmit, ideologji politike e cila ka sjellë vetëm humbje dhe ka sjellë deri në ballafaqimin me anën negative të njeriut. Historia konfirmoi se e mira fiton dhe se shumica gjithmonë synon dhe është në anën e të mirës, që të jetojë në liri, të jetojë më mirë, ai dhe ato përreth tij. Në luftën kundër të keqes, secili dha kontributin e vet në suazat e mundësive të veta dhe me këtë e ruajti dinjitetin e vet, njerëzinë dhe solidaritetin a mbi të gjitha, siguroi një copë paqe për ndërgjegjen dhe shpirtin e vet, por edhe paqe në botë. Ajo luftë për liri, kontribuoi edhe në ndërtimin e shtetësisë. Sot, e kremtojmë 11 Tetorin që ti nderojmë të gjithnjë që e dhanë jetën e vet që të mund të gëzojmë të mirat e jetës në shtet të lirë, të fuqishëm dhe demokratik, me qasje të hapur dhe të sinqertë ndaj fqinjëve, ndaj vendeve miqësore dhe partnere dhe vend anëtar në NATO. Leksionet e të kaluarës duhet të mësohen dhe të mbahen mend, që kurrë edhe njëherë mos përsëriten, sepse ndarjet nuk i sjellin askujt asgjë të mirë dhe në këtë botë, vetëm bashkimi çon kah progresi.
Të nderuar qytetarë, Ju uroj të keni ditë të bukur festive!
Urime 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore!
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...