100 ditëshi i Kuvendit, Xhaferi prezanton raportin

15:35 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Ndonëse partitë politike në Maqedoni nuk kanë dorëzuar iniciativë për zgjedhjet lokale, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e shumta më 6 gusht do të shpall 15 tetorin si datë e zgjedhjeve. Xhaferi duke u thirrur në kompetenca Kushtetuese thekson se data e zgjedhjeve mund të ndryshojë nëse nga partitë ndërkohë vjen propozim konkret.

“Afati prej 90 ditëve për shkak të dinamikës së punës së Kuvendit e kemi tejkaluar si maksimum, andaj unë jam në pritje të afatit të minimumit 70 ditor që nënkupton 6 gushti. Unë më 6 gusht shpall zgjedhjet lokale” deklaroi Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,  raporton Alsat-M.

Çështja e emërimit të nënkryetarëve të Kuvendit vazhdon të mbetet në duart konsensusit që duhet të arrijnë partitë. Duke pasur parasysh kërkesat e shumicës parlamentare që Kuvendit të ketë 4 nënkryetar, vetë Xhaferi Plenumit në Kuvend do t’i propozojë 5 nënkryetarë pasi që njëri prej tyre duhet t’i takojë opozitës. Në lidhje me shkarkimin e Kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski, seancë kjo e mbetur në gjysmë, Xhaferi tha se pas përfundimit të punës së Komisionit amë për financim dhe buxhet, do të vazhdohen seancat plenare.

“Përderisa punon Komisioni amë në çështje të rishikimit të buxhetit, rregullorja përcakton që në atë kohë të mos ketë seancë plenare dhe për këtë arsye seanca me debat nuk mund të përmbyllet derisa nuk mbyllet komisioni. Derisa nuk vjen rishikimi i buxhetit në trajtim në Parlament ne do të mund të vazhdojmë me seancat e ngelura, njëra prej të cilave është edhe seanca për shkarkimin e Marko Zvërlevski”shtoi Xhaferi.

Xhaferi sot shpalosi rezymenë e punës 100 ditore të Kuvendit, seancat e mbajtura dhe ato të mbetura në debat, vizitat zyrtare, takimet dhe bashkëpunimi. Sipas Xhaferit, Kuvendit do të ikë në pushim nga 8 deri më 25 gusht. Seanca e parë plenare pas pushimit do të jetë e hapur edhe për qytetarët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme