Google ADS

100 ditë të Qeverisë “Zaev 2”, VMRO-DPMNE kërkon Qeveri të Shpëtimit

08:45 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zaev, pasi që ajo për 100 ditë qeverisje ka dështuar në çdo sferë, përfshirë ballafaqimin me pandeminë, krizën ekonomike, por edhe kontestin me Bullgarinë, që ndërlidhet me hapjen e negociatave me BE-në.

Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolovski theksoi në emisionin “360 shkallë” në Alsat se do të dorëzojnë mocionin për votëbesimin e Qeverisë, pasi që Zaev refuzoi të dorëhiqet.

Ai tha se vendit i duhet një Qeveri e shpëtimit nacional, për të dalur nga kriza shëndetësore, ekonomike edhe eurointegruese, që kjo e fundit është shkaktuar nga Bullgaria.

Sipas tij, Qeveria e shpëtimit e përbërë nga ekspertë të dalluar do të duhet të nxjerrë vendin nga kriza dhe më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare./ina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme