Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me situatën në Ukrainë.
Xhaferi në konferencë për shtyp rikujtoi një deklaratë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të vitit 2014, i cili atëherë kishte thënë se “Ukraina nuk është larg”.
“Sa i takon zhvillimeve në Ukrainë, ne, qëndrimin tonë si deputet dhe si subjekt politik e kemi bërë të qartë. E dini se si atëherë, në zgjedhjet në vitin 2014, kryetari i BDI-së tha se nuk është Ukraina larg nga këtu dhe kjo është aktuale edhe sot. Ajo nuk është larg nga këtu, sepse pasojat janë të afërta dhe të rëndësishme, si në aspekt të luftës, por edhe ekonomisë. Sigurisht se ato do të kenë ndikime të ndryshme dhe të mëdha si në botë, por edhe te ne”, tha Xhaferi, duke shtuar se akti i sotëm rus cenon sovranitetin e Ukrainës./telegrafi/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...