Google ADS

1 vjetori i Qeverisë, qytetarët “s’e duartrokasin” Zaevin

09:20 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Standardi, emri, marrëdhëniet ndëretnike.

Këto, sipas qytetarëve, janë pjesë e problemeve kryesore me të cilat është dashur të merret Qeveria. Disa nga qytetarët shprehen të zhgënjyer pse në vitin e parë të qeverisjes, nuk janë përmbushur premtimet kryesore, ndërsa disa të tjerë thonë se një vit është kohë e shkurtë, për ti bërë të gjitha.

“A mendoni se ajo që është bërë për 10 vite, do të rregullohet për një vit – nuk ka asnjë shans”.

“As të mëparshmit nuk ishin të mirë, por këto….Nuk kam fjalë”.

“Nga ajo që premtuan, dihet, nuk e realizuan, por po përpiqen, luftojnë, kështu që do të shohim çfarë do të tregojë e gjithë periudha e tyre, d.m.th. i tërë mandati”.

Shumica e qytetarëve me të cilët biseduam, pajtohen se viti i kaluar nuk ishte ekonomikisht i dobishëm. Në këtë temë, më i komentuar është premtimi i pagës mesatare 500 euro dhe interpretimi deri kur duhet të realizohet.

“Ku janë ato 30 mijë? Thonë në fund të mandatit të tyre, ndoshta nuk do të jenë deri në fund, ndoshta para kohe do ti ndërrojmë. Nga e dinë se do ta përfundojnë mandatin? Por ky është vetëm mashtrimi popullit”.

“Para së gjithash, të rinjtë të fillojnë të punësohen, të mos ikin prej këtu, kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj gjithçka do të rregullohet”.

Kush dhe si duhet ta zgjidhë emrin dhe kush na e dikton politikën e jashtme?

“E para, emri, nuk dinim ne 25 vjet të vendosim një emër? Çdo qeveri do ta bënte këtë. Këta përse e sollën këtë? Sepse e kishin patjetër. Kështu ata erdhën në pushtet. Tani e kuptojmë se çfarë paska qenë puna”.

“Të rinjve nuk u intereson emri, si do të quhet, është e rëndësishme që ata të kenë një jetë, të kenë një apartament, ku të jetojnë, të kenë një punë, të kenë pasardhës”.

Opozita nga ana tjetër kritikon Qeverinë se në punën një vjeçare ka qenë Qeveri tematike e fokusuar në diplomacinë dhe emrin, e cila ka harruar reformat në vend./Alsat-m

https://www.youtube.com/watch?v=tvq0oMVloAI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme