Pozita e opozita me qëndrime të kundërta për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë Veriore

10:11 | 5 Nëntor 2021
V. S.

Të pandryshuara mbesin qëndrimet e qeverisë dhe opozitës në lidhje me zgjedhjet e parakohshme kuvendare. Sipas qeverisë, shumica parlamentare është stabile dhe se vendit i nevojiten zgjedhje, ndërsa opozita konsideron se qeveria tashmë është e delegjitimuar pas humbjes në zgjedhjet lokale dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme me qëllim që të menaxhohet me sfidat ekonomike dhe energjetike.

Pas dorëheqjes së paralajmëruar të kryeministrit Zaev, në koalicionin qeveritar vijojnë bisedimet për mandatar të ri por ende nuk ka informacione nëse do të ketë ndryshime edhe në qeveri.

Nga LSDM theksojnë se shumica parlamentare është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare.

“Me muaj Mickoski ka gënjyer popullin se do të formojnë shumicë të re. Doli në pah gënjeshtra e Mickoski. Shumicë të re parlamentare nuk ka. Shumica parlamentare është stabile dhe kjo shumicë nuk vendos shtetin në rrezik dhe nuk voton për zgjedhje të parakohshme kuvendare”, thonë nga LSDM.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë kanë kaluar më shumë se katër ditë që kur Zaev paralajmëroi dorëheqjen dhe nuk e ka dorëzuar atë në Kuvend.

“Zaev nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet. Zaev duhet të ikë, por jo vetëm ai, por e gjithë struktura me të. Nevojitet dorëheqja e Zaevit për zgjedhje të parakohshme kuvendare”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme