Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë i paraqitur nga OBRM-PDUKM nuk ka kaluar sot në Kuvend.
Propozimi me të cilin OBRM-PDUKM kërkon shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinos” me procedurë të shkurtuar dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme, nuk mori mbështetje nga shumica e deputetëve.
Vetëm 32 deputetë votuan “për”, ndërsa 55 ishin kundër.
Propozimi kërkon heqjen e 100 ditëve të qeverisjes teknike përpara zgjedhjeve parlamentare.
Marrëveshja e “Përzhinos” u arrit në vitin 2016, pas negociatave të gjata mes katër partive më të mëdha të asaj kohe OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH./Telegrafi/
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...