Google ADS

Fuqizimi i grave në Mal të Zi

23:06 | 14 Tetor 2018
V. S.

Bujqësia deri më tash nuk shihej me shumë fitim nga banorët e zonave rurale të Ulqinit. Por kjo tashmë ka ndryshuar.

Madje edhe gratë e këtyre zonave, me pak organizim, mund të jenë shfrytëzuese të të mirave që ofron natyra.

Një numër i konsiderueshëm i amvisave nga zonat rurale të Ulqinit morën pjesë në sesionin informativ në kuadër të projektit “The feminine side of quality” –  projekt ky i cili përfshin trajnimin e grave të papunësuara për prodhimin dhe reklamimin e produkteve karakteristike vendase.

”  Unë kam pasur një përvojë,vet kam filluar prej fiqve ,kam përgatitur marmelata prej fiqve,kështu që kur të shkoj në këtë trajnim kam me pasur ma lehtë,kam me ditë ma mirë”, ka thënë Linda Sukaliq – amvise.

Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i grave duke shfrytëzuar potencialin ekzistues bujqësor ,trendet në rritje të prodhimit vendor,agroturizmit e turizmit rural si dhe të krijohen mundësi punësimi.

” Duke përdorur kështu kulturën dhe traditën që kanë gratë tona,ndër ato që kanë bartur ndër gjenerata në produktet e tyre le të themi origjinale vendore të cilat ato përgatisin”, tha  Vjollca Lika Cobi – OJQ MogUL

Gjate këtij sesioni në veçanti  u diskutua edhe mbi regjistrimin e produkteve bujqësore, si dhe plasimi i prodhimeve të tyre në treg.

” Ne jemi këtu që të bëjmë vetëdijesimin e këtyre grave të cilat merren me prodhimet bujqësore,që do të legalizonte dhe regjistrohen si prodhues bujqësor dhe produktet e tyre të jenë të njohura në treg”, tha Agron Ibrahimi -Sekretar i sekretariatit për ekonomi.

Që gratë janë ato të cilat din të ruajnë traditën e prodhimit vendor  këtë e dëshmon edhe ministria e bujqësisë të cilët japin përkrahje maksimale për mundësitë e zhvillimit bujqësor.

“Ne konsiderojmë se gratë janë gjithmonë bartëse të këtyre projekteve ,dhe shpesh janë ato të cilat  din ta ruajnë traditën e prodhimit”, tha Merisa Cekiq – përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë.

Projekti “The feminine side of quality”  i cili zgjat 18 muaj, implementohet nga Komuna e Ulqinit n 137 bashkëpunim me OJQ Mogul,Qendrwn UET dhe Bashkinë e Mirditës,në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri IPA 2014 – 2020 dhe  mbështetet nga Bashkimi Evropian./RTK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme