1 e vdekur e 3 të lënduar nga tërmeti në Bosnje e Hercegovinë

07:38 | 23 Prill 2022
Trina Galanxhi

Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 15 km në verilindje të Stolacit, rreth 160 km në jug-perëndim të Sarajevës.

Mediat boshnjake raportojnë se termeti është ndjerë në të gjithë Hercegovinën,kurse shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe janë raportuar dëme materiale.

Ndërkohë, është regjistruar edhe viktima e parë nga tërmeti.

Sipas Televizionit Publik të Bosnje e Hercegovinës, BHRT, një vajzë nga Stolaci ka ndërruar jetë, pas lëndimeve që mori si pasojë e tërmetit.

Gjithashtu, tre persona raportohet se janë lënduar nga tërmeti që ndodhi në orën 23:07 minuta të së premtes në Bosnje e Hercegovinë.

Gazetarë të mediave lokale kanë raportuar për qytetarë të frikësuar që kanë dalë në rrugë pasi lëkundjet e tokës kanë qenë shumë të forta.

Një shembje e lehtë e tokës ka ndodhur në rrugën në rrugën e Titovës, ndërsa disa vendbanime kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Ky termet është ndjerë edhe në vende të tjere të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën ku sipas Rrjetit Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme