Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja për punën e Kuvendit, e kanë rregulluar procedurën në rast të dorëheqjes së kryeministrit.
Në nenin 93 të Kushtetutës së RMV-së, thuhet: “dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose ndërprerja e përhershme e kryerjes së funksionit, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeverisë i ndërpritet mandati kur shpërndahet Kuvendi. Qeveria ndaj të cilës është votuar mocioni, ka dhënë dorëheqje, ose i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.
Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, thuhet se: “Qeveria, kryeministri apo ndonjë anëtar i qeverisë mund të japë dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryeministrit i paraqitet Kryetarit të Kuvendit me shkrim dhe mund të arsyetohet. Dorëheqjen e Qeverisë ose të kryeministrit, kryetari i Kuvendit ua dorëzon menjëherë deputetëve dhe presidentit të shtetit”.
Kurse më tej në nenin 220 thuhet se: “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se mandati i kryeministrit, Qeverisë apo anëtarit të Qeverisë përfundon në ditën e seancës”.
Zaevi, se nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, do të ketë mandatar të ri për kryeministër, i cili duhet ta marrë nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
Theksojmë që Zoran Zaevi është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Partia ka një zv.kryetar Sanja Lukarevska dhe katër nënkryetarë Mila Carovska, Venko Filipçe, Fatmir Bytiqi dhe Oliver Spasovski.
Ndërsa është kryeministër prej 31 majit 2017, kur e fitoi mandatin e dytë si kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.
Megjithatë, dje Zaev theksoi se mbetet i mendimit se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse, siç tha, janë dy vite e gjysmë të shkëlqyera dhe unike për shtetin nga të cilat do të përfitojë i gjithë populli dhe shteti.
“Unë do të qëndroj për këtë periudhë derisa kam nevojë, për të ndihmuar, për të riorganizuar një qeveri të re me një shumicë progresive që ka dhe ekziston, madje mund të rritet”, tha Zaev.
Kurse nga ana tjetër, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja, ndërsa gjatë fushatës parazgjedhore ka paralajmëruar se do të ketë shumicë të re në Kuvend./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...