Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur sot rreth arritjes së mundshme të një kompromisi me Kosovën dhe pasojat në rast të dështimit të saj.
Ai tha se kompromisi me Prishtinën është kusht i Bashkimit Evropian për rrugën e Serbisë drejt familjes së madhe evropiane.“Nëse nuk arrijmë një kompromis me Prishtinën, që është kusht për progres në rrugën drejt BE-së, atëherë ajo mbetet “brenda vetvetes në çelësin e vet””, u shpreh Vuçiç duke u përgjigjur në pyetjen e mediave lidhur me vendimin e BE-së për të mos dhënë ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.“Nuk varet nga ne, apo edhe Prishtina”, tha Vuçiç.
I pyetur nëse dialogu me Prishtinën është thjesht me qëllim të njohjes së Kosovës, Vuçiç tha se çdo ditë dëgjon ta quajnë atë një tradhtar.“Mendoj se duhet të flasim dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis, pasi nuk mund të pretendojmë se konflikti i ngrirë është një zgjidhje e mirë”, tha ai./tch
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...