Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 32 deri 40 gradë Celsius.
Deri të premten do të ketë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura mbimesatare të ajrit. Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës drejt së dielës do të ketë të reshura të shiut dhe bubullima, ndërsa të reshurat më të mëdha pritet të jenë në pjesët verilindore.
Të dielën do të fryejë erë veriore, ndërsa temperatura e ditës do të ulet në mënyrë të konsiderueshme, në disa vende edhe për më shumë se 10 gradë në krahasim me tani. Prej të hënës moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës, por në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.
Për shkak të temperaturave nga faza e portokalltë në shtet vazhdojnë të vlejnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫare, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
Punëdhënësve u rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe sigurim i pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe veçanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë qytetarët e vendit i përkujtojmë që është e nevojshme që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siҫ janë: Mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, përdorim i gardërobës së lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.
Personave me sëmundje kronike u rekomandohet pranim i rregullt i terapisë së dhënë, ndërsa në rast të paraqitjes së ҫfarëdo qoftë problemi shëndetësor ta kontaktojnë mjekun e tyre amë. Për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara për ditët vijuese po e theksojmë se nevojitet nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...