Këtë, sipas kryetari të ASH-së, e dëshmuan me votë direkte për profesor Rekën ku në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, profesor Reka fiton me rezultatin 3 me 1.
Sipas tij, mesazh të fortë jep edhe numri i ulët i daljeve në komunat me shumicë shqiptare, bojkoti për definicion, është bojkot ndaj pushtetit dhe bojkot ndaj pushtetit qeverisës.
Gjithashtu, tha ai, shihen edhe gjurmët e këtij shtetit të zbrazur, mungesës së shtetit të së drejtës dhe mungesës së shpresës në këtë vend.
“Partitë në pushtet kanë humbur përfundimisht në këto zgjedhje”, përfundoi Sela./AlsatM/