Ftesën për anëtarësim në NATO, Maqedonia do ta marrë vetëm pasi ta gjejë zgjidhje të përbashkët me Greqinë për çështjen e emrit dhe pasi t’i realizojë reformat e nevojshme, porositi ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Taxhan Illdem.
Sipas tij, NATO-ja vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re për arritjen e standardeve dhe e inkurajoi atë të mbetet e fokusuar në agjendën e reformave, me të cilën do të arrihet stabiliteti politik.
Në emër të progresit dhe stabilitetit, vizioni i vetëm që duhet ta ndiqni është se në demokraci, sundimin e ligjit, uniteti multietnik dhe fqinjësia e mirë, janë primare dhe jam shumë i lumtur nga fakti se ky vision është shpërndarë dhe promovuar nga të gjithë liderët që kam takuar gjatë vizitës sime këtu.
Bashkëpunimi rajonal është thelbësor nëpërmjet zgjidhjes së problemeve me fqinjët, me luajtjen e rolit aktiv në iniciativa si Karta e Adriatikut tashmë po bëheni faktor prodhues i sigurisë dhe stabilitetit. Jam i kënaqur që shoh Qeverinë të zgjidh problemet e së kaluarës, t’i trajtojë me seriozitetin që meritojnë– tha Taxhan Illdem, ndihmës i sekretarit gjeneral të NATO-s për Diplomaci Publike.
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov garantoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrat e dhëna në Samitin e NATO-s në Varshavë, duke zbatuar planin aksionar për anëtarësim. Me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s u morëm vesh të punojmë së bashku në rritjen e dukshmërisë së Maqedonisë në NATO dhe të NATO-s në Maqedoni. Biseduam edhe për rritjen e projekteve për bashkëpunim në sfera të ndryshme.
Është e qartë se na pret shumë punë edhe në shtëpi, por edhe bashkë me NATO-n që ta kompensojmë kohën e humbur dhe ta kthejmë Maqedoninë në rrugën në integrimin e sigurt në aleancë- deklaroi ministër i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Illdem theksoi se në udhëtimin drejt anëtarësimit, vendi do të ketë mbështetjen e plotë të NATO-s.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...