Google ADS

​Mali i Zi e vazhdoi vetëizolimin për kontaktet e të infektuarve edhe për 21 ditë

10:45 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetëizolimi për kontaktet e të infektuarve nga coronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.

Siç theksohet, TKK, me propozim të Institutit për shëndet publik të Malit të Zi, vendosi t’i ndryshojë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetëizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me coronavirus, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.

Në kumtesën e TKK-së theksohet se vetëizolimi deri në rikuperim, të paktën 21 ditë, u është caktuar atyre personave të cilët janë pozitivë në coronavirus, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak simptoma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme