Gazeta kroate “Jutarnji list” në numrin e sotëm merret me furnizimin e Serbisë me armatim nga Rusia dhe apostrofon marrëveshjen për gjashtë aeroplanë MiG-29, remontin e tyre, por edhe remontin e katër MiG-ëve, të cilat janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Po ashtu, thekson se me të njëjtën marrëveshje përfshihet edhe dërgimi i 60 mjeteve luftarake.
“Jutarnji list” në tekstin “Dhurata parazgjedhore e Putinit për Vuçiqin: Serbia në krahët rusë”, shkruan se me marrjen e këtij armatimi nga Rusia, Serbia ka nisur seriozisht të përgatisë ushtrinë e saj.
Gazeta përkujton se marrëveshja e parë është nënshkruar për furnizimin me gjashtë helikopterë të lehtë H145M të “Airbus”-it evropian, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për gjashtë aeroplanët MiG 29, si dhe remontin e tyre dhe katër aeroplanëve tjerë MiG 29.
Thuhet se gjysmën e mjeteve të blinduara e përbëjnë 30 tanke T-72S, të cilat kanë blinim më të fortë krahasuar me versionet e mëhershme M84 dhe top të përmirësuar 2A46M. Tanket megjithatë kanë menaxhim më të keq me zjarrin. Në tekst shkruan se në këtë mënyrë ushtria serbe do të ketë rreth 250 tanke, derisa për shembull Gjermania ka 306, ushtria kroate ka vetëm 72 tanke M-84A4, të cilat planifikojnë t’i reduktojnë në 48.
Vëmendje në tekst i jepet aeroplanëve MiG-29 SM, të cilët kanë afërsi të bartjes së raketave kundër radarëve H-31P, me rreze veprimi prej rreth 100 kilometra, dhe siç shkruan gazeta, nëse Serbia do të furnizohet me këto raketa, atëherë do të shtojë aftësitë e saja luftarake. “Aeroplanët pritet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit. Për dërgesë gjithçka është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Vladimir Putinit, gjë e cila pritet të ndodhë gjatë kohës së vizitës së Aleksandar Vuqiq në Moskë”, shkruan “Jutarnji”.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi