Edhe pse vendimi i Presidentit Gjogje Ivanov e ka plotësuar kërkesën e protestuesve maqedonas, për të mos ia dhënë Zoran Zaevit mandatin për kryeministër, për shkak të platformës shqiptare, mijëra maqedonas sërish sonte kanë protestuar kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Siç raporton Alsat-M, protestuesit u mblodhën para godinës së Qeverisë për të vazhduar marshin drejtë Kuvendit, ku edhe përfundoi protesta pa ndonjë incident.
Protestuesit u drejtuan për të protestuar para selisë së LSDM-së, por u ndaluan nga kordoni policor.Jo zyrtarisht mendohet se në protestën e sotme, e cila u shoqërua me shumë fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve si dhe partive politike të cilat negociuan në realizmin e platformës së përbashkët shqiptare, morën pjesë rreth 6 mijë protestues. Ajo që spikati në protestë mes tjerash ishte momenti kur presidenti Ivanov u deklarua si hero i Maqedonisë nga protestuesit pas vendimit të tij. Edhe pse nga VMRO vazhdimisht mohojnë zërat se ato qëndrojnë pas protestave, kamera e Alsat-M ka kapur pamje të zyrtarëve të lartë të kësaj partie në mesin e protestuesve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...