Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë, për kontrabandim nafte nga shteti Maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë finalizuar me sukses operacionin “DIEZEL” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.B., 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë–Pogradec, R.E., 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht-Pogradec, E.M., 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë–Pogradec, A.S., 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas–Pogradec, M.Q., 54 vjeç, banues në Pogradec, E.E., 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec-Pogradec, K.H., 32 vjeç, banues në Pogradec dhe M.Y., 30 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme-Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të një hetimi disa mujor, rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore.
Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.
Pas verifikimit të mjeteve dhe personave, si dhe ambienteve të cilat përdoreshin për depozitimin e naftës kontrabandë, dje u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve .
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës./Arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...