Disa dokumente të publikuara të martën tregojnë se një kompani këshillimi e kryesuar nga Paul Manafort, ish-kryetari i fushatës për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka marrë rreth 17,1 milionë dollarë në dy vjet nga një parti politike ukrainase, raportoi gazeta “Washington Post”.
“Partia politike, Partia e Rajoneve ka dominuar në Ukrainë përpara se lideri i saj (Viktor Janukoviç) të largohej në Rusi në 2014″, shkruan gazeta “Washington Post”.
“Informacionet sekrete u shfaqën në një dosje prej 87 faqesh në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së”, sipas “Washington Post”. Pagesat u pranuan midis viteve 2012-2014. “Regjistrimi përfshinte disa detaje që tregonin se politika amerikane kishte ndërmarrë hapa për të influencuar në politikën ukrainase”, tha “Washington Post”.
Manafort, i cili dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të fushatës së Trumpit në gusht, do të hetohet në lidhje me çështjen mbi ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Ligji i SHBA-së kërkon zbulimin e lobimit në emër të qeverive të huaja.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...