Nga mesnata në fuqi kanë hyrë masat shtesë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, personat mbi 67 vjet mund të lëvizin nga ora 11 paradite e deri në orën 17 pasdite.
Për grupmoshat deri në 18 vjet, ora policore do të zgjatë nga ora 21 deri më orën 12 në mesditë. Maqedonia është me lëvizje restriktive dy ditët e fundit. Megjithatë, edhe pse lëvizja pas orës 21 ndalohet, policia mbrëmë nëpër rrugë ka regjistruar 133 raste të mosrespektimit të ndalesës. Më shumë shkelje ka në Shkup apo gjithsej 44 raste.
Në ndërkohë, janë ndaluar 26 qytetarë. Në territorin e shtetit janë gjithsej 156 pika policore. Prej sot, sipas masës së re, lëvizje restriktive kanë të rinjtë deri në moshën 18 vjeçe. Nëse dalin nga shtëpia pas orës 21 deri në mesditën e nesërme, prindërit e tyre do të përballen me gjobë mes 200 dhe 500 eurosh.
Edhe pse Evropa dhe bota po marri n masa të jashtëzakonshme për të trajtuar koronavirusin, sipas të dhënave të MPB-së, numri i personave që janë larguar nga vendi është dyfishuar ose 843 qytetarë dje kanë vendosur të udhëtojnë. Policia kufitare regjistroi 860 qytetarë që kanë udhëtuar. Alsat mëson se MPB-ja po punon në udhëzimin se si ushtria t’i përdorë armët pasi pikat janë të përziera nga policia dhe ushtria.
Në kushtet e orës policore dhe rregullat e përcaktuara rreptësisht për atë se kush mund të lëvizë, në rrjetet sociale janë postuar fotografitë e policëve me uniformë me përmbajtje të pahijshme. Për njërën prej tyre, Ministria e Brendshme theksoi se nuk bëhet fjalë për polic por për një qytetar që rrejshëm e ka prezantuar veten dhe për këtë do të merrte padi për paraqitje të rreme dhe do të duhet të paguante gjobë mes 600 dhe 800 eurosh./alsat
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...