Nga Nasuf Aliu
Nëse kthehemi pas dhe shikojmë se kemi kaluar 15 vite nga pas lufta, duhet të pyetemi se a jemi të kënaqur me gjendjen ekonomike në përgjithësi dhe çfarë është bërë në këtë drejtim?
Si duket zhvillimi ekonomik sikur është kuptuar ngushtë si koncept.
Nga pas lufta me plotë gojën çdo kandidatë për kryetar komune dhe kandidatët për asamble komunale, në prioritet të deklarimeve të tyre e kanë pasur zhvillimin ekonomik, por pyetja lind ku jemi?
Gjendja sot
Në shumë komuna të Kosovës, përkundër që në prioritetet e qeverive komunale është zhvillimi ekonomik, në bazë të shumë vizitave dhe kontakteve gjendja është kështu:
I- Disa nga komunat nuk kanë drejtori për zhvillim ekonomik lokal me kompetenca të plota;
II- Shumë komuna nuk kanë sektor që është i angazhuar ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik lokal;
III- Madje, shumë nga komunat nuk kanë as edhe një zyrtar të vetëm që do të merrej me aktivitetet e vetme ekonomike, edhe përkundër që e kanë drejtorin për zhvillim ekonomik lokal, por këto drejtori i kanë ngarkuar kryesisht me këto kompetenca: mbushjen e arkës komunale (departamentin për financa që është e kundërt me atë për zhvillim, sepse departamenti për financa e ka për detyrë mbushjen e arkës (buxhetin), ndërsa departamenti i zhvillimit e ka për detyrë të krijojë politika dhe të planifikojë shpërndarjen e mjeteve), me departamentin për regjistrim të bizneseve (ky departament nuk prish punë po të jetë aty, por nuk e zëvendëson zhvillimin ekonomik përveç që e ndihmon), departamentin e bujqësisë (as ky departament nuk e pengon këtë drejtori, përveç që në disa komuna është e nevojshme të trajtohet si drejtori e veçantë), departamentin e pylltarisë (ky sektor e ngulfat drejtorin e zhvillimit (sepse ky sektor më shumë i përgjigjet drejtorisë së mjedisit dhe planifikimit ose emergjencave) dhe me sektor ose departamente të tjera. Kjo drejtori duhet t’i ketë këta sektorë: sektorin për politika, planifikim dhe zhvillim të projekteve, sektorin për bujqësi (aty ku bujqësia është jo shumë e zhvilluar), sektorin për turizëm(aty ku llogaritet se mund të ketë zhvillim dhe ku ka potencial, ose së paku një zyrtar për turizëm), sektorin për biznes dhe licenca, sektorin për diasporë dhe donacione (ky sektor do të llogaritej fuqi në çdo komunë dhe do të shërbej për bashkëpunim me OJQ-t, bizneset, organizatat ndërkombëtare, ambasadat, forumet, komunat, projektet qeveritare, etj. duke absorbuar fonde për projekte të ndryshme zhvillimore), sektorin për promovime(nëse nuk është komunë shumë e zhvilluar së paku duhet ta ketë çdo komunë një apo dy zyrtar për promovime) dhe sektor të tjerë por këta që u cekën janë një substancë nga do të krijohej mundësi për zhvillim me kompetencë të plotë;
IV- Shumë nga komunat nuk kanë dokumente zhvillimore, duke përfshi Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal apo Strategjitë sektoriale;
V- Ka disa komuna që kanë strategjinë zhvillimore por nuk shërbehen me atë dokument planifikues si udhëzues i zhvillimit të komunës përkatëse sepse nuk kanë një plan të implementimit dhe plan të aktiviteteve për çdo vit, andaj ma shumë këto strategji i përdorin sa për të mbush një obligim ligjor dhe arsyetim në aplikimet për fonde ;
VI- Shumë nga komunat ende nuk kanë një ueb faqe komunale përkundër që në funksion i kanë ueb faqet e hapura nga MAPL-ja. mirëpo janë të pa adaptuara dhe të pa mbushura me informata të nevojshme rreth mundësive ,vendimeve zhvillimore, politikave komunale në raport me bizneset, aktiviteteve promovuese,etj);
VII- Shumë nga komunat nuk kanë të ndarë as një centi për projekte zhvillimore për drejtorit e zhvillimit ekonomik (përveç për mallra dhe shërbime) ;
VIII- Shumë nga komunat nuk kanë profile komunale që do të nxirrte në pah mundësit e atyre komunave ;
IX- Disa komuna nuk kanë kalendar të rregullt vjetor të promovimeve për aktivitete të ndryshme që do të mund të ndodhin në çdo komunë(aktivitete promovuese të komunave të ndërmarra me vendime përkatëse nga Kuvendet Komunale) psh. si :,, Dita e patates’’, ,,Dita e dredhëzës’’, etj.
X- Shumë nga komunat për 15 vite asnjëherë nuk kanë organizuar as broshurë të vetme në të cilën do të mund të grumbullonin të gjitha përparësitë e komunave përkatëse me qëllim informimin e bizneseve ose donatorëve të mundshëm;
XI- Shumë nga komunat për 15 vite madje nuk kanë organizuar as edhe një tryezë të vetme me donator, biznese, media, OJQ, organizata ndërkombëtare apo vendore me qëllim të prezantimit të projekteve zhvillimore dhe të cilat kishin me ndikuar në punësim dhe zhvillimin ekonomik të komunave të tyre/vendit ;
XII- Shumë nga komunat nuk kanë marr asnjëherë pjesë në panairet rajonale apo ndërkombëtare (psh. Panairin e Berlinit,etj) për të prezantuar politikat e komunave të tyre për zhvillim ekonomik dhe mundësit që komunat e tyre i afrojnë ;
XIII- Shumë komuna madje nuk kanë as iniciativa për të krijuar mundësit që të konsolidojnë fermerët, bizneset dhe grupet e interesit në shoqata, forume, OJQ, fonde apo të ngjashme nga do ti kishin pastaj partner strategjik për hartim dhe implementim projektesh të përbashkëta;
Shtrohet pyetja ku jemi, pse jemi kështu dhe a kemi mundësi të jemi më mirë?
Apo mos ndoshta zhvillimi ekonomik është kuptuar vetëm rrugë, objekte dhe infrastruktura në përgjithësi?!
P.S. Shkrimi nuk ka qëllim ofendimi ose të ngjashme, sepse ka komuna që janë shembull si duhet të ketë trajtim zhvillimi ekonomik, por gjendja është krahasuar në kuptimin e shumë komunave, andaj kemi këtë vlerësim.
Me këtë rast qëllimi është që disa nga këto vlerësime që nuk janë zhvilluar në komuna mund të planifikohen si ide dhe ndërmirren si iniciativa.(Vazhdon)
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan