Dalëngadalë procesi zgjedhor në SHBA është duke u qartësuar, gjegjësisht tek demokratë është gara e cila ka ngritur një kureshtje tek opinioni i gjerë, pasi që tek republikanët është e diture që Presidenti Trump dotë ri-kandidojë për President të SHBA-ve. Kurse tek demokratë pas “super Tuesday” tani kanë mbetur dy figura kryesore z. Biden dhe z. Bernie që po pretendojnë të marrin kreun e partisë demokratike.
Si çdo here zgjedhjet në SHBA për neve shqiptarëve ( dhe jo vetëm) zgjon interes të jashtëzakonshëm, për arsye të njohura dhe pa dashur për të hyrë në histori, të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e miqësisë së shqiptarëve me SHBA-të (edhe pse fatkeqësisht këtyre ditëve ka një sjellje të çuditshme nga krerët e institucioneve karshi SHBA-ve).
Botërisht dihet që ne kemi një komunitet të gjerë në SHBA, ky komunitet ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare. Dhe për mes tyre e kemi krijua një traditë të jashtëzakonshme në përcjelljen e ngjarjeve në Amerikë, me fokus të veçanta për zgjedhjet të cilat do të mbahen shumë shpejtë e të cilat lirisht mund të themi se kanë impakt botërorë.
Pa dashur që t’i ripërsëriti të thënat e të pa thënat rreth rëndësisë së raportit tonë më SHBA-të apo rreth procesit zgjedhor të tyre, fokusi jonë kryesor është sjellja jonë (shqiptare) karshi zhvillimeve që janë duke ndodhur tani atje. Në parim për neve jashtë SHBA-ve nuk është shumë më rëndësi të jemi të informuar rreth procedurave administrative në zgjedhjen e kandidatëve për Kryetar të shteti amerikan. Ajo që është më rëndësi dhe me interes për mue dhe besoj për shumicën e popullit shqiptar është kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i shteti më të fuqishëm në botë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas parashikimeve gara do të jetë mes Presidentit Trump dhe ish Zv. Presidenti Biden ( edhe pse gara është shumë e ngushtë në mes z. Bernie dhe z. Biden).
Duke parë reagim dhe emocionet e shumë analistëve dhe qytetarëve shqiptarë rreth garës në taborin e demokratëve, vërehet ajo tradita jonë emocional e të shprehurit të simpatisë se sinqertë karshi figurave që përfaqësojnë partinë demokratike në SHBA (e që ndërlidhen me historinë e çlirimit tonë). Në parim këtu nuk ka asgjë të keqe, por gjithsesi duhet patur kujdes në relacion me taborin tjetër, gjegjësisht me partinë republikane, e ku të gjithë jemi të vetëdijshëm se as në anën e tyre nuk ka munguar angazhimi karshi çështjeve tona shqiptare.
Prandaj ne si shqiptar duhet që të jemi të kujdesshëm që mos t’i përsërisim gabimet e para katër vitesh gjatë procesit zgjedhor në SHBA. Të gjithë ne e i rikujtojmë gafën diplomatike që e pate bërë kryeministri shqiptare rreth kandidaturë se z. Trump (ishte skandaloze), nuk kanë munguar edhe reagimet e krerëve kosovare të asaj kohe, që fatkeqësisht këto reagime ishin tipike shqiptare, ishin shumë emocionale dhe momentale, (tipike ballkanase) euforike e shumë të tjera përveç jo-diplomatike.
Kështu që kësaj radhë shpresoj dhe bëjë thirrje që përfaqësuesit e shteti shqiptar dhe përfaqësuesit e shteti tonë, të kenë kujdes të shtuar dhe mos të shpërfaqin simpati dhe prononcime adoleshente karshi procesit zgjedhor në SHBA.
Është më rëndësi që të ruhet miqësi e sinqertë në dy anët e medaljes.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...