Nga: Selam Shkodra
Zgjedhjet e parakohshme edhe pa lejen e ndërkombëtarve në mbrojtje të interesave jetike
Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur dhe kan qenë kë rkesë e opozitë s së bashkuar deri në muajin shkurt, po ashtu kanë vazhduar të përmenden nga një pjesë e opozitës edhe deri në ditët e sotme ndërsa në ditët e fundit janë aktualizuar nga liderët e partive politike që janë në pozitë shprehimisht nga Kadri Veseli,- kryetari i partisë më të madhe në pozitë si një mundësi për të pasur zgjedhje ka qarkulluar edhe ideja në rast se dështon votimi i projektligjit për demarakcionin me Malin e Zi ku i njejti u tërhoq në momentin e fundit nga ana e kryeministrit Mustafa në ditën kur kishte hyrë në rendin e ditës, dhe u thanë arsyetime të cilat nuk ishin të qëndrueshme, dhe jo arsyet e vërteta e që në fakt ishte mungesa e sigurimit të votave e bazuar në kushtetutën e vendit- Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]1.
Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; Në ligjin më të lartë të Republikës (Kushtetutën e vendit ) është përcaktuar se si mund të mbrrihet deri te zgjedhjet e parakohshme Republika e Kosovës edhe pse shteti më i ri se një decade që nga shpallja e mëvetësisë ka njohur dy raste deri tani të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, më 2010 dhe 2014, por asnjë rast nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme të kryera bazuar në interesat shtetërore, që të dyja palë zgjedhjeve të parakohshme janë bërë si rezultat i humbjes së mazhorancës nga ana e partisë në pushtet që asaj kohe kryesohej nga PDK. Çuditërisht opozita ka heshtur kërkesën gjatë muajve të fundit për zgjedhje të parakohëshme ndërsa në mënyrë të pazakontë ditëve të fundit janë shfaqur eksponentë nga partitë në pushtet në media duke prezantuar edhe idenë për zgjedhje të parakohëshme veçanërisht në fundjavën që shkoi ka pasur deklarata në distanca nga eksponentë të PDK-së dhe LDK-së se vendi mund edhe të shkojë në zgjdhje të parakohëshme.
Kushtetuta në nenin 84 paragrafi 3 nenin 100 natyrshëm jep rrugën që të shpien në zgjedhjet e parakohshme, rrugë që, pavarësisht se është e qartë, dhe e cila është provuar në të dy palë zgjedhjet e parakohëshme që ka kaluar vendi . Neni 100 paragarafi 1 rregullon çështjen e mosbesimit të qeverisë ndërsa paragrafi 2, i jep mundësi kryemnisntrit të kërkoj votbesimin e qeverisë në parlament. Mocioni Konsiderohet se: “mocioni i mosbesimit është pranuar” nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës , e në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, e në bazë të nenit 83 paragrafit presidenti shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës , ose iniciativa e deputetëve bazuar në Nenin 100.paragrafi 1 të Kushtetutës nga ana tjetër i hapë rrugë mundësisë që Kuvendi të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, bazur në nenin 82.paragrafi 2pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, me çka edhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Mbrojtja e Interesave jetike shtetrore permes zgjedhjeve të parakohshme.
Bazuar në veprimet e deritanishme të partive politike secila është duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme, jo pak herë muajve të fundit partitë politike kanë matur opinion edhe më anë të hulumtimeve(sondazheve) pasiqë asnjëra nuk e ka besimin se me veprimet e tyre të deritashme nuk kan humbur pjesë të elektoratit të tyre e veanërisht dy partitë e pozitës, në veçanti pas humbjes së betejës për dy kauzat të karakterit shtetëror siç janë demarakcioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave me shumicë Serbe, që të dyja këto janë edhe meritë e debatit nga ana e ekspertëve të fushave e veçanërisht debati i organizuar për demarakcionin i cili bazuar në argumentimin e dhënë nga njerëz competent të fushës, i dhanë të drejtë kauzës së opozitës që deri në atë kohë nuk kishte arritur ta bindte opinion dhe aq më pak deputetët nga partitë e pozitës, natyrisht edhe vendimi i gjykatës kushtetutes se pika të rëndësishme të marrëveshjes së Brukselit në Gushtin e vitit të kaluar nuk janë në përputhje me aktin më të lartë juridik, që të dyja këto kauza të ngritura fortë nga ana e opozitës në më shumë se një vit e që qeveria në fund nuk ka arritë të bind as deputet nga radhët e saj se janë të drejta dhe në interes të vendit si dhe fillimi i përplasjeve në public në mes tre partnerëve të koalicionit PDK-së LDK-së dhe Listës Serbe, ka në veçanti më këtë të fundit ku e njëjta mbron interesat e shtetit Serb në Kosovë duke deklaruar hapur edhe vepimet e veta anti-shtetërore dhe anti ligjore siç është rasti i fundit me ligjin për Trepçën ku zv.kryeministri i cili vie nga radhët e Serbëve: Branimir Stojanovic, i cili aktivitetin e tij anti këtij ligji e ka shtrirë deri në Bruksel, e njëta duke mos lejuar themelimin e FAK-ut dhe me gjithë këtë aktivitet dhe veprimtari antishtetërore si dhe pafuqia e kryeministrit për ta disciplinuar këtë pjesë të minstrave nga radha e “Listës Sërbe”.
Me gjithë këto të bëma të sipërpërmendura nga ana e kësaj qeverie nuk është fare kontestuese se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin , të gjitha këto janë tregues që kjo qeveri nuk është asnjë llojë shprese se mund të bëjë një hap para në drejtimin e duhur të mbrojtjes së interesave jetike të vendit. Zgjedhjet e ardhshme janë efektivisht vetëm 2 vite larg ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të duhet të zhvilloheshin brenda 45 ditëve nga shpërndarja e kuvendit aktual. Por palët duket se po bëjnë llogaritë se cila prej tyre do të ketë pushtet dhe sa pushtet do të ketë në rast zgjedhjesh.
Zgjedhjet e parakohëshme do të ndalonin dëmin e mëtutjeshëm.
Është e gjithëditur se efektivisht në interesa jetike kjo qeveri ka dështuar dhe thënë ndryshe ka keqmenaxhuar edhe me resurset e vendit si dhe me opinionin e gjerë komunikimi ka qen i tipit të njerëzve të rrugës sesa të njerëzve që vijnë nga kabineti i një kryemninistri. Shkuarja në zgjedhje të parakohëshme do të ndalonte dëmin në rritje. Z.Kadri Veseli si kryetar I partisë më të madhe paralamentare me prononcimet e fundit ka dhënë sinjale të qarta së është i pakënaqur me punën e kabinetit qeveritar dhe ka lënë të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohëshme edhe pse për zgjedhje të parakohëshme faktori ndërkombëtar nuk tregon mirëkuptim duke marrë parasysh se ka në agjendë ështjen e gjykatës speciale e ku për fillimin e funksionimit të saj nevojitet shumicë e kualifikuar paralamentare ku nga ky process rrezikon të goditet më së shumti Partia Demokratike e Kosovës. Me shkuarjen në zgjedhje të parakohëshme do të mbroheshin interesat jetike të vendit e veçanërisht do të krijoheshin kushte për një qeverisje me legjitimitet dhe mundësi për krijimin e FAK-ut do të ishte reale pasiqë do duhej defaktorizohej”Llista Sërbska” dhe asetet e Kosovës si Trepça nuk do të mund të kontestoheshin dhe të luftoheshin nga mbrenda institucioneve të Kosovës, si dhe do të krijohej rrethanë e re për çështjen e rinegociimit për çështjen e demarkacionit me palën Malazeze po ashtu edhe çështja e asociacionit do të merrte trajtë tjetër.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...