Vjedhja e vetëm 2 milionëve apo qindra milionëve, pas luftës nga zyrtarët e subjekteve politike në Kosovë?!

12:25 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Shkruan: Petrit Dibrani

Vjedhja e vetëm 2 milionëve, apo qindra milionëve, pas luftës nga zyrtarët e subjekteve politike, në Kosovë?!

Subjektet politike në Republikën e Kosovës, nuk garojnë vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve, ato garojnë edhe se kush i pari, po mundet me e mbulu, krimin dhe korrupsionin.

Kosova, vendi ku çmohen politikanët hajna e nënçmohen, punëtorët e krahut dhe ku vjedhet paturpësisht, buxheti i përbashkët i qytetarëve!
Me paturpësi, pa pikë turpi, në mënyrë të paturpshme, vidhet buxheti i shtetit…..
Kjo vjedhje, s’ju mjafton subjekteve politike, ato ia hudhin fajin njëra tjetrës dhe nuk janë të gatshme, ta denoncojnë krimin – korrupsionin dhe keqbërësit në këtë rast hajnat ti sjellin para drejtësisë!
Pse?
Se, të gjitha subjektet politike në vend, janë me zyrtarë të korruptuar!
S’mbahet kështu shteti, o faqezi!
Të shpërndarë në grupe apo parti, ju flisni me njëri tjetrin, vetëm për hajni.
“Në një shtet normal, politikanët apo zyrtarët e tillë do të ishin në burg dhe jo në politikë, apo zyrtarë shtetëror”.
Ju mallkoftë, gjaku i dëshmorëve dhe luftëtarëve të Lirisë.

 

______________________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme