Në fakt betejat në rrugë në fundjavë ndiqnin një model të njohur: Ka një demonstratë dhe në periferi mobilizohen forca të dhunshme. Por kësaj here imazhet ishin konfuze: Cilët ishin demonstruesit politikë dhe ku ishte kufiri me demonstrusit e dhushëm që bënë trazira? Gilets Jaunes (jelek verdhët) ua bënë më të vështirë policëve krahasuar me protestat e tjera nga e kaluara të sindikalistëve apo partive politike. Demonstruesit e organizuar përmes rrjeteve sociale janë tërësisht të papërkufizueshëm. Sepse çdo i pakënaqur në vend mund të vesh një jelek të verdhë.
Një cilësi e re e dhunës
Trazirat në Paris kësaj here ishin më me destinacion të qartë dhe më të organizuara se herë të tjera në të kaluarën. Nëse dikur demonstrohej e pastaj pasonin përleshjet si një akt i dytë, kësaj here qysh në mëngjes protesta nisi me trazira. Në kontekstin e lidhjes me grupet e ekstremit të majtë e të djathtë kjo dukuri nuk është e re.
Edhe në qytetet gjermane ka pasur për dekada të tëra skena të dhunshme, për të cilat lufta kundër shtetit ka qenë qëllimi i tyre. Së fundi të tilla trazira u përjetuan gjatë demonstratave kundër G20 në Hamburg verën e vitit 2017. Por në fund kjo skenë shterroi si dukuri e vazdhueshme, sepse brezi i ri mungonte dhe sepse policia mësoi, se si të veprojë më mirë.
Ajo që i duhet në radhë të parë presidentit Macron është një strategji e re e policisë, e cila të jetë e përshtatme t’u bëjë ballë trupave të dhunshme që reagojnë me fleksibilitet. Me të drejtë diskutimi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme shumë shpejt u mbyll. Me këtë do t’u jepej rëndësi politike pa vend shkaktarëve të trazirave. Përveç kësaj ligjet franceze ofrojnë hapësirë për çdo mënyrë të nevojshme veprimi. Presidenti, i cili në kuadër të G20 deklaroi zero tolerancë ndaj dhunës, ka të drejtë: Shumica e francezëve nuk jetojnë në kushte që mund ta justifikonin shkatërrimin e zonave të tëra në qendër të Parisit.
Çfarë duan demonstruesit?
Lëvizja Gilets Jaunes ndërkohë po copëzohet. Një ndër përfaqësuesit rajonal të saj deklaroi, se ai e përfytyron veten si kryetari i shtetit i kreut të ushtrisë të dorëhequr pranverën e kaluar. Një diktaturë ushtarake në vend të qeverisë së zgjedhur? Ngjitur me dëshirën për anarki në Francë jeton edhe lidhja e fortë me shtetin.
Duket pra se tek disa jelek verdhë dominojnë tendencat radikale të djathta dhe ata që bllokojnë autostradat dhe pikat e pagesës në autostrada i përkasin më shumë së majtës. Që të dyja palët përpiqen të përfitojnë prej trazirave në vend. Ndërkohë që duket jo konkrete dhe jo e logjikshme përzierja e kërkesave të tilla të demonstruesve – nga ulja e TVSH-së dhe taksës së benzinës e deri tek rritja e shërbimeve sociale si dhe e indinjatës ndaj “të pasurve”.
Tani qeveria ka vendosur një takim me grupet qytetare, për t’i dëgjuar kërkesat e tyre. Të dëgjuarit është në këtë mes më e rëndësishme se sa përmbushja e dëshirave pjesërisht ireale. Shteti social francez vazhdon të ofrojë kujdes të madh sigurimi, por shumë nuk ndihen të trajtuar mirë në këtë sistem. Problemi ka të bëjë me perceptimin e realiteti.
Arti i strategjisë së tërheqjes
Në verë Emmanuel Macron e fitoi me ashpërsi luftën me sindikatën e hekurudhave. Tani presidentit i duhet të tregojë, që edhe ai mund të jetë i mençur dhe të gjejë një rrugë mes reformave të domosdoshme, objektivave të tij ambicioze si dhe vlerësimit me mençuri të së mundshmes.
Francezët janë një popull i vështirë për t’u qeverisur, sepse gjeni revolucionar i tyre është mjaft i spikatur. Ata kanë pretendime të pakufishme ndaj shtetit, të cilin e e luftojnë me shumë dëshirë. Konsensusi nuk është pjesë e kulturës politike. Presidenti nuk është për ta pasur zili, që i duhet t’i pajtojë qytetarët me reformat e nevojshme. Në fakt kjo është një detyre pothuajse e pazgjidhshme. Por nëse ai do të mbijetojë, pas një fillimi të fortë i duhet të mësojë artin e strategjisë së tërheqjes, pa u dukur i dobët. Le të shpresojmë që Macron do të piqet prej detyrave të tij./DW/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...