Veprimet e qeverisë së Republikës së Kosovës në situatën pandemike, Kadare do t’i përkufizonte përmes thënies ogurzeze popullore “për inat të sime re vdektë im birë” të cilës në veprat e tija i ka kushtuar një hapësirë enorme për ta sqaruar dhe ilustruar karakterin në veprim të njerëzve të tillë.
Me këtë sentence do ta përshkruaja edhe veprimin e qeverisë përkatësisht qeverisë në thye qafje.
Kur pandemia COVID19, po pushtonte botën, Kosova ishte në stadin e numërimit të të dyshuarve me infeksion në nivel të gishtërinjve të dorës.
Pra, ishte e mundur të bëhej një izolim i hyrjes së tij nga pikat doganore dhe aty të bëhej karanitnimi i personave. Po të ishte vepruar në kohë dha pa inate psikocentrike dhe egoizmin që të jep pushteti e nevoja për tu treguar rrjedhojë e sindromit postraumatik i “psychologia fantastica”, tani më Kosova do ta kishte izoluar tërësisht virusin dhe rrugë e hyrjes së tij në Kosovë.
Por çfarë ndodhi? Për qeverinë përkatësisht kryeministrin dhe ministrin përkatës, ishte më e rëndësishme të përmbushnin egon e pushtetit personal, e ti tregojnë dhe mekanizmave tjera të shtetit se çdo veprim që bëhet, duhet të ketë mendimin përfundimtarë të kryeministrit. Pra një logjikë e regjimeve diktatoriale kur çdo arritje në çfarëdo fushe duhej të shoqërohej me një citat të diktatorit coftë ajo edh kur cjapi përrqiste numër të dhive, mbi përqindjen e planifikuar se mund ta arrinte”.
Në këto vonesa të pa arsyetueshme dhe që duhet ti nënshtrohen vlerësimit penalizues, qeveria vendosi që si revansh ndaj propozimit të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme, të vendoste MASA (doktrinë veprimi kjo që në realitet ka përbërë edhe ofertën e tyre elektorale). Këto masa sa sarkastike janë edhe pa sens në praktikë. U vendos që të kufizohen liritë e lëvizjes për qytetarët dhe viruset corona. Pra, njerëzit ishin të lirë të dilnin për nevojat e tyre nga ora 06 deri 10h paradite dhe nga ora 16 deri 20h pasdite. Kurse viruset corona, kishin kohen të vepronin lirisht nga ora 10 deri në 16h ditën dhe nga ora 20 deri në 06h gjatë natës.
Pra ishte një marrëveshje gjentelmene apo ndonjë formë tjetër mes virusit corona dhe qeverisë që në orët e mundshme për dalje të qytetarëve ai të mos i sulmonte?!
Ndërkohë që e kuptoj gjuhen me të cilin i folëm në vazhdim që nga qytetari i parë i vendit e deri te të gjithë qytetarët e ekspertet e fushës, se kjo veç po e përhapte edhe më virusin, Atëherë gjeti një “kokë turku” dhe e shkarkoi nga detyra edhe përkundër lavdeve që i kishte bërë për nivelin e përgjegjësisë që kishte treguar që nga fillimi i veprimit antivirus. Pas viktimizimit të Naser Ramadanit, tani ka një standard të ri për ndarjen e kohës në mes viruseve corona dhe popullit të kryeministrit. Ministri i shëndetësisë, që do bënte mirë ta heq edhe atë pak copë mjekre, se do i mare viruse në menaxhimin e situatës nga zyra, meqë Vitia iu ka bërë zonë virusale nga moskujdesi, paska vendosë kohen e ndare proporcionalisht tanimë. Qytetarët mundë të lëvizin nga ora 06 deri në 17h gjatë ditës. Kurse Viruset kanë kohën e tyre të veprimit nga ora 17 e deri në 06h të mëngjesit. E këtu po se duhet pajtuar me binomin qeveritarë se ja kanë hedhur virusit në këtë marrëveshje sepse gjatë natës Ne do të jemi edhe ashtu në gjumë dhe s’ka ku na zë virusi për me shumë orë. Kurse orët e pakta që ia ka lënë qeveria gjatë ditës, kur qytetarët janë zgjuar dhe i kryejnë të gjitha aktivitetet pra gjatë ditës, mbase virusi i lodhur pa gjumë duke na gjurmuar gjatë natës lodhet dhe do të fle e pushoj, kështu që nuk jemi të rrezikuar apo?!
Këto veprime të qeverisë që nga shfaqja e corona virusit në botë dhe vlerësimit të mundësisë nga ISHP e mundësisë që virusi të arrijë në Kosovë në rrugë të ndryshme, janë një fushë studimi dhe gjykimi. Do të duhej që mekanizmat e kontrollit të demokracisë si OMBUDPERSONI, KLMDNJ etj. si dhe mekanizmat e kontrollit të sigurisë nacionale dhe inteligjenca do të duhej të hetonin mosveprimin si një ndër metodat e kryerjes së veprës penale, të qeverisë ndaj situatës me kohë dhe me metodat adekuate shtetërore.
Po ashtu si edhe kam kërkuar edh më herët parlamenti duhet të krijoj komision hetimorë për të vlerësuar nëse e qeveria ka dështuar të veproj konform situatës, me masat e duhura, për të parandaluar shpërndarjen e epidemisë virusale. Po ashtu, duhen parë se metodat e MASAVE të përsëritura në dy trajta, nëse janë dhe kanë ndikuar në parandalim apo kanë ndihmuar në shpërndarjen edhe më të shpejtë të tij në qytetarët e vendit. Pra mësimi i nxjerrë nga krejt kjo duhet të jetë penalizmi për dështim në veprime parandaluese adekuate.
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...