Shkruan: Hisen Berisha
PDK, sipas vlerësimit të zhvillimeve politike në vend, ka bërë mire që ka qëndrua në opozitë dhe të bëj opzitarizem ndaj çfarëdo tentative që ka për qellim rrënimin institucional dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
Krijimi i qeverisë së re do ti ketë votat! Ndërsa PDK pa marrë parasyshë si do të votoj, me votën pro mocionit dhe qëndrimin e mbajtur në takimin e liderëve të partive për të vendosur për hapat tutje nga shkarkimi i qeverisë Kruti, për zgjidhje kushtetuese faktikisht ka dëshmuar qëndrimin e vet pro.
Çështja shtrohet se Qeveria që po krijohet, a do krijohet si rezultat ndaj sfidave, pengesat e qeverisë paralele, imazhi negativ dhe detyrat që e presin? Cilat janë dhe a do të mund ti kryejnë? Pyetja që shtrohet nëse ekipi qeverisës do të jetë ai që do të dëshmoj nëse do ta ketë kredibilitetin e shtyrjes përpara të proceseve që presin. Nëse i shohim si subjekte politike, atëherë sdo mend se janë të sprovuar në korrupsion, shkelje kushtetuese, mashtrim, etj. Por shpresëdhënës është vetëm i nominari për kryeministër z. Abdullah Hoti dhe mbettë të shihen emrat e ministrave a do të jenë emra të rijnë, persona me pedigre profesionale dhe pa pedigre kriminale e koorruptive. Pra nevojiten që të kenë në biografinë e tyre tiparet si nderi, detyra, lojaliteti, integriteti, guximi profesional dhe profesional. Po ashtu për të shmangur një kabinet të tipit Kurti, patjetër të kenë edhe certifikatën e sigurisë/VETING për të pasur të drejtë të jenë bartës të funksioneve ta lartë me përgjegjësi shtetërore.
Sa i përket kredibilitetit të qeverisë së re, tashmë pjesë e programit të deritanishëm politik, dhe qëndrimeve të z.Kurti, si koalicion qeverises është largë të qenurit i besueshëm. Edhe LAN&Co janë substitut i të njejtave formula dështimi si të gjitha qeverisjet e e derisotme, kjo për faktin se prapa vetes nepotizohen nga kapoliderët e krimit mbi 20 vjeçar.
Prejudikimet vlerësuese të z. Kurti mbi kredibilitetin e ekipit të “zëvendësit” të tij siç dëshiron ta quaj politikanin akademik z. Hoti për të wëndruar mbi shpinën e shqiponjës në fluturim dominant dhe qeverisë së tij në detyre, dua të shtoj se LVV e humbi kredibilitetin për 52 dite, nuk ka moral ti thotë më dikujt se këta e kanë kapur shtetin.
Në asnjë emërim të larte që ka bërë Vetëvendosja në bashkëqeverisje me LDK, nuk ka bë emërime jashtë politikes apo të mara nga fushat e eksperiencës e jetës civile apo fusha tjera të shkencës. Zaten qenia pjesë indikuese e asaj nomenklature, e bën jomeritor votën e besimit për qeverisje akademike me duar të pastra, siç identifikohet z. Hoti!?
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...