Hapat që po hedhë kjo qeveri janë hapat e kopjuar nga vendosja e diktaturave komuniste në rajon dhe në Kubë. Ndryshimet që po ndodhin në institucione së paku dy a tri herë deri tani janë arsyetua si vullneti i popullit; Kështu instalohen vetëm diktaturat e proletariatit.
Fillimisht po sqaroj çka është vullneti i popullit: E para, Kosova nuk është republikë popullore por në bazë të kushtetutës së sajë Kosova përkufizohet si shtet demokratik.
Kushtetuta e Kosovës është vullneti i popullit të Kosovës shprehur me zgjedhjet e lira e demokratike prej nga ka dalë kuvendi i Republikës së Kosovës me 120 deputet të zgjedhur.
Të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës derivojnë nga Kushtetuta.
LVV në pushtet ka ardhur si partia e cila e ka fituar ¼ e votave popullore shqiptare në Kosovë, andaj unë po i drejtohem fillimisht KMLDNJ dhe Avokatit të popullit që të mbrojnë popullin nga instalimi i diktaturës së proletariatit dhe po ashtu ju bëj thirrje partive në opozitë dhe vet LDK-së në qeveri që ta pengojnë kalimin në diktaturë.
Pse është shqetësues ky angazhim imi?
Ne sot jemi dëshmitarë të largimit të njerëzve nga puna, të shkarkimit të bordeve, konsujve etj. etj.
Ky largim arsyetohet me popullzimin proletarë duke anashkaluar ligjet në fuqi. Nëse një person ka ardhur në pozitën e caktuar pa konkurs, me formë korruptive apo nepotike, atëherë duhet iniciuar procedura ligjore të drejtës pozitive. Pse largohen njerëzit nga puna për korrupsion, nepotizëm, krim të organizuar etj. dhe lihen të lirë pa padi penale?! Pra ky çpunësim në formë të tillë është po aq i ndaluar sa edhe punësimi përmes formave korruptive e nepotike.
Qasja ndaj çështjeve të hapura “penale” përmes vijave ministëriale janë veprime të diktatit të proletarëve, në shtetet demokratike vepron mekanizmi profesional i hetuesisë duke e dërguar secilën nga lëndët veç e veç në gjykata. Pra në vendet demokratike vendimin nuk e sjellë kryeministri, ministri apo politika por institucionet e drejtësisë.
Pra, unë i bëj thirrje opozitës, posaçërisht shoqërisë civile të mos i duartrokasin qeverinë për veprimet populiste jo kushtetuese ngase të gjitha diktaturat vendosen me revolucion dhe kushtojnë me jetën e bijve më të mirë të kombit.
Kërkesat e Albinit për unifikim të faktorit politik shqiptarë në raport me Serbinë.
Fillimisht po e përkujtoj rrugën politike ta Albinit e cila konsiston në dyzimin e politikës së shqiptarëve të Kosovës dhe pikërisht në raport me bisedimet me Serbinë.
Ironike pak – amaneti i luftëtarëve të UÇK, te individi i cili për asnjë sekondë nuk qëndroj në asnjërin prej fronteve të luftës së UCK, UÇPMB, UÇK-kombëtarë!
Tashti që z. Albini u ngrit të pozita e kryeministrit të Kosovës kërkon bashkimin e shqiptarëve përballë Serbisë. E drejtë Albin edhe unë me vetëdije të plotë i bashkohem zërit tënd, madje i bëj thirrje krejt faktorit politik shqiptarë në botë me t’u bashkëngjitë, ngase pasojat e kthimit të Serbisë në Kosovë janë shumë të mëdhaja dhe unë drojë se po u instalua Serbia edhe njëherë në Kosovë do të shfarosë me gjenocid kombin shqiptarë. Pra duhet bashkuar me ty Albin për Kosovën shtet i pavarur, sovran e demokratik por ma përpara sille platformën e bisedimeve bashkë me ekipin negociator në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ta diskutojmë – të miratohet nga të gjithë e solemnisht!
Prandaj qeverisë i bëj thirrje që sa më parë t’i kthehet zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë legjitime për luftimin e korrupsionit në të kaluarën, e krimit të organizuar në të tashmen dhe në të ardhmen.
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...