Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-së nuk kanë të drejtë as morale e as politike që të kërcënohen me izolim të Kosovës nëse kërkesat tona bëhen për plotësim të ligjit për gjykatën speciale, e jo ashtu siç po kërkohet aktualisht : shfuqizimi i saj. Ligji për gjykatën speciale DUHET që të plotësohet, pavarësisht se çfarë thonë ambasadorët perëndimorë, sepse e drejta është në anën tonë.
Shkruan: Edmond Ekrem Krasniqi, Bruksel
Qasje krejtësisht e gabuar dhe e mbrapshtë ndaj gjykatës speciale po mbizotëron nga të gjithë, edhe nga vendorët e edhe nga ambasadorët perëndimorë.
Qasja duhet të jetë kjo: që ligji për gjykatën speciale të plotësohet, sepse të amnistosh Serbinë dhe kriminelët e saj është poshtërim i jashtëzakonshëm ndaj vet
Kosovës dhe poshtërim i afro 13,000 të vrarëve , viktimave civile shqiptare dhe 20,000 femrave të dhunuara nga kriminelët e Serbisë dhe shteti serb.
Por, për fat të keq askush nga palët vendore në Kosovë dhe ambasadorët perëndimorë nuk e qan kokën, hiç fare, për krimet e Serbisë, e cila tash e sa kohë po
përkëdhelet nga BE dhe SHBA tej mase që të shkëpusë lidhjet me Moskën dhe të heq dorë nga kërcënimet për destabilizim të rajonit.
Në Kosovën e hutuar e të stërmbushur me inate personale e interesa partiake, vendorët janë ndarë në dysh ; njëra palë është e shtyrë nga ish-krerët e UÇK-së dhe
po kërkon shfuqizimin e gjykatës speciale, publikisht, për të shpëtuar kokën e pikërisht të njëjtëve. Por kjo kërkesë e tyre në thelb e ka shantazhin ndaj BE-së me
destabilizimin e Kosovës dhe ajo tingëllon kështu : po na morët në Hagë, do të digjet Kosova.
Pala e dytë, lutet që kjo gjykatë t’ua largojë nga skena politike kundërshtarët e tyre, pra ish-krerët e UÇK-së, e t’ua lehtësojë marrjen e pushtetit. Sikur të ishin
të sinqertë krerët kryesorë të kësaj pale, ata nuk do të ishin futur asnjëherë në qeveri koalicionesh me ish-krerët UçK-së deri më tash.
Që të dy këto palë, interesin e vërtetë e kanë pushtetin dhe interesin personal.
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe ai i SHBA-së, dhe këto dy palë vendore, pra, që të gjithë e kanë një gabim të madh të përbashkët : që të gjithë po e amnistojnë Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet e luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ligji për gjykatën speciale DUHET që të plotësohet, pavarësisht se çfarë thonë ambasadorët perëndimorë, sepse e drejta është në anën tonë.
Shteti i Serbisë dhe kriminelët e saj të gjallë e të lirë, të mbrojtuar nga Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç, janë shkaktarët e gjakut të madh nëpër Ballkan të
viteve ’90 dhe ata mbesin kërcënuesit kryesor ndaj BE-së për destabilizimin e rajonit, nëse Serbia do të vonohet që të anëtarësohet në BE pa u gjetur një
‘zgjidhje’ për Kosovën.
Debati i brendshëm në Kosovë duhet që të përqëndrohet, nga të gjithë, në arsyetimin pse duhet të plotësohet ky ligj. Argumentet janë në anën e Kosovës, sepse Kosova ishte viktimë, e ishte Serbia agresore në luftën e viteve 1998-1999.
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-së nuk kanë të drejtë as morale e as politike që të kërcënohen me izolim të Kosovës nëse kërkesat tona janë për plotësim të ligjit për gjykatën speciale, e jo ashtu siç po kërkohet aktualisht shfuqizimi i saj.
Ata duhet të kenë guximin e Serbisë dhe kriminelëve të saj t’ua thonë troç : do të ndëshkoheni për krimet e luftës përkundër kërcënimeve të përbashkëta të saj me
Rusinë për destabilizim të rajonit.
Drejtësia selektive nuk është drejtësi, kështu na kanë mësuar BE dhe SHBA, dhe pikërisht që të dyja duhet që të zbatojnë atë që thonë. Kosova dhe viktimat
shqiptare ende nuk e kanë parë me sy drejtësinë për krimet që i ka bërë Serbia gjatë luftës dy-vjeçare dhe apartheidit të viteve ’90-ta.
As BE e as SHBA, e sidomos as ne, nuk kemi të drejtë të amnistojmë Serbinë dhe kriminelët e saj.
Plotësimi i gjykatës speciale është rasti i fundit për të përmirësuar gabimin e përbashkët vendor dhe të vendeve perëndimore për krimet e luftës që i bëri Serbia në Kosovë.
E drejta është në anën tonë. Atë duhet kërkuar me ngulm që të gjitha palët vendore në Kosovë.
(Autori është themelus i agjensionit të lajmeve në gjuhën angleze për Ballkanin Perëndimor the BE, dtt-net.com)
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...