Se si i ka punët Gjilani, më së miri e ilustron reklama në rreth rrotullimin e qendrës së qytetit. Po të kaloni atypari do t’i shihni ca shkronja të mëdha ndriçuese që formojnë fjalët: “Maja e Zezë”, që d.m.th. se i është qitë maja të zezave mu në mes të qytetit. Aferim ju qoftë. Vetë e thatë, pa iu thënë askush.
Përpos shkronjave në fjalë aty shihen edhe një palë brirë, një kaproll (me brirë) dhe një luan ( pa brirë). Për të propozuar vendosjen e një reklame të tillë në rreth rrotullim më të vërtetë duhet të jesh me brirë ose duhet të kesh hy “n’tripa t’kaprollit”, se përndryshe, të paktën do ta lenit ashtu siç ka qenë, gjelbërim e lule. Kjo ndoshta e shpjegon më së miri praninë e dy palë brirëve në atë hapsirë të vogël. Vendosja e një reklame të madhe në atë rreth rrotullim të vogël është i rrezikshëm për qytetarin; natën për shkak të shkronjave ndriçuese dhe ditën për shkak se e pengon pamjen e çartë të qarkullimit të komunikacionit. Është gjithashtu fyese për qytetarin e Gjilanit, qytetarin artdashës të “Flakës së Janarit”.
Në vend se aty në qendër të qytetit të vendoset ndonjë skulpturë arti bashkëkohorë e që do t’i jepte hijeshi qytetit ,aty vendoset një reklamë banale. Njëjtë sikurse edhe në rrethin te “ Rruga e Prishtinës”.
Ju pushtetarë të Gjilanit, nuk e besoj se jeni pëlqyes rok muzike e as pëlqyes muzike klasike, e rrjedhimisht, nuk jeni as frekuentues të rok koncerteve e as të koncerteve të muzikës klasike. Më shumë më dukeni frekuentues tallavaje, sepse në të kundërtën do të urdhëronit vendosjen, të paktën të ndonjë “kitare” apo “violine”, apo të ndonjë “ maskë teatri”, pasi që teatri është shumë afër nga aty.
Pra çfarë jeni? Jeni njerëz pa pikë kreativiteti. Sikur të mos ishit fare prej Gjilani, sikur të vinit prej ndonjë zone të thellë malore, ku ka vetëm kaproj, apo prej ndonjë xhungle ku ka vetëm luanë.
P.S. Nuk kemi asgjë kundër bizneseve, përkundrazi kemi respekt maksimal për to. Reagimi jonë thjeshtë është për shkaqe estetike dhe të sigurisë në komunikacion.
Durim Kadriu-Lëvizja Qytetare VATRA
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...