Shkruan: David L. Phillips
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë gëzuar një marrëdhënie të veçantë.
Çlirimi dhe ndërtimi i shtetit ishte një përpjekje dypartiake. Administrata e presidentit Klinton shkoi në luftë për të parandaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, ndërsa presidenti Bush e drejtoi shpalljen e koordinuar të Pavarësisë së Kosovës.
Sot, marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë në pikën e tyre më të ulët ndër vite.
Presidenti Donald J. Trump ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbështetë një plan tinëzar për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e kontrollit të territoreve në veri të lumit Ibër për Serbinë.Ai është i motivuar nga politika e brendshme e SHBA-ve.
Grenell dëshiron të shënojë pikë të lira politike, duke i dorëzuar një sukses politikës së jashtme të administratës Trump.
Administrata e Trump ka harruar që Kosova është aleati ynë – jo Serbia.
Shqiptarët e Kosovës ishin viktima të gjenocidit, jo serbët.
Nuk ka hapësirë për barasvlerë morale kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë.
Busulla morale e Washingtonit është e prishur.
Për më tepër, ndarja është politikë e keqe, e cila mund ta rikthejë konfliktin.
Kjo ide kundërshtohet nga një shumicë dërmuese e shqiptarëve të Kosovës dhe e serbëve të Kosovës, si dhe aleatëve evropianë si: Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Kosova nuk fiton asgjë nga ndarja. Serbia nuk mund ta sigurojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, mbi të cilën Rusia ka një veto.
As nuk mund t’i detyrojë pesë vendet e BE-së ta rishqyrtojnë mosnjohjen e pavarpavarësisë së Kosovës.
Dikush mund ta kundërshtojë vendimin e kryeministrit Haradinaj për vendosjen e tarifave për mallrat serbe.
Sidoqoftë, vendimi nuk erdhi nga qielli i kaltër.Tarifat u vendosën pasi Serbia nisi fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe intensifikoi përpjekjet për t’i bindur vendet që e kanë njohur Kosovën që të heqin dorë nga njohja e tyre.
Në vend që ta detyroj Kosovën për t’i hequr njëanshmërisht tarifat, normalizimi i marrëdhënieve tregtare duhet të ketë qenë pjesë e një procesi hap pas hapi të bazuar në parimin e reciprocitetit.
SHBA-të duhet t’i bëjnë presion Serbisë për ta njohur Kosovën brenda kufijve të saj aktual.
Njohja do të ishte pjesë e një pako që t’i normalizonte marrëdhëniet e përgjithshme, përfshirë tregtinë e lirë.
Pakoja duhet të përfshijë gjithashtu një angazhim nga Beogradi për t’i ndjekur kriminelët e luftës që kryen krime kundër shqiptarëve të Kosovës.
Shumë kriminelët të luftës në Kosovë ende mbajnë grada ushtarake në ushtrinë dhe Qeverinë serbe.
Pakoja gjithashtu duhet të përfshijë një llogaridhënie për personat e zhdukur.
Unë intervistova një nënë, djali i së cilës u zhduk gjatë luftës në Gjakovë, e cila ndau me mua zemërimin dhe pikëllimin e saj.
Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë që Serbia të ndalojë hedhjen e gurëve në 33 marrëveshjet e arritura përmes dialogut Kosovë-Serbi.
Mungesa e lidershipit në Washington i kthen bisedimet në humbje kohe.Kërcënimi për t’i tërhequr trupat amerikane nëse Kosova nuk i pranon kërkesat e SHBA-së ishte i gabuar dhe e metë strategjike.
Ky kërcënimin thelloi ndarjet midis kosovarëve në një kohë kur uniteti kombëtar është i nevojshëm më shumë se kurrë.
Kërcënimi ktheu shqiptarët e Kosovës kundër SHBA-së, duke dëmtuar një nga disa raportet miqësore të Washingtonit.
Mesiguri se “Vetëvendosje” bëri gabime. Por në vend që të punonin me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës, zyrtarët amerikanë ndihmuan në prishjen e koalicionit qeverisës. Nuk ishte koha e duhur për ta hedhur Albin Kurtin nën autobus.
Kam pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Richard C. Holbrooke.
Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trump.
Ndarja paraqet realizimin e projektit të Slobodan Millosheviqit për krijimin e shteteve etnikisht të pastra në Ballkan.
Grenell dhe zyrtarë të tjerë amerikanë që punojnë për Kosovë janë një turp.
Ambasadori Phil Kosnett iu drejtua një publiku të diasporës në muajin Mars.
Kur u pyet për mbështetjen e SHBA-ve për integritetin territorial të Kosovës, ai u përgjigj: “Na besoni neve”.
Besimi i shqiptarëve ka qenë i gabuar.
Trump e ka tradhtuar Kosovën.
Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë. /Front Online/
Z. Phillips ka shërbyer si Këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit gjatë administratës të presidentëve Klinton, Bush dhe Obama.
Ai është autori i librit për Kosovën: Diplomacia shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA-së)
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...