Kosova tashmë po hynë në dy javët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit ( ndonëse zyrtarisht fushata ende nuk ka filluar) partitë politike që garojnë në këto zgjedhje si edhe në zgjedhjet e mëhershme janë të fokusuara kryesisht tek emrat e përveçëm të kandidatëve për kryeministër e nga pak edhe ata për deputet, por jo edhe në programe.
Shkruan: Shqipe Pantina
Në parim nuk ka asgjë të keqe që partitë garojnë me emra për kandidatë për kryeministër edhe pse zgjedhjet bëhen për Kuvend, por para se të prezantojnë e të bëjnë thirrje për emra, do duhej të tregonin se për çfarë e duan pushtetit. Ka zëra që thonë se partitë i kanë programet e gatshme nga zgjedhjet e kaluara të cilat u mbajtën pak më shumë se një vit me herët, dhe kanë të drejtë, ngase as rrethanat nuk kanë ndryshuar shumë. Jo që nuk ka pas asnjë lloj progresi por, edhe për shkak të pandemisë, Kosova ka bërë hapa prapa sidomos në zhvillim ekonomik.
Fushata zgjedhore, si edhe ne zgjedhjet e mëhershme, vazhdon të dominohet nga akuzat e kundër akuzat e partive kundrejt njëra tjetrës. Pra partitë më shumë flasin për njëra tjetrën sesa për veten e tyre. Më shuam flasin ka kanë bërë të tjerët se çfarë duanë të bëjnë ato kur të marrin pushtetin. Pra edhe kësaj here fushata bëhet me të kaluarën e jo për të ardhmen.
Ky vend ka nevojë për shumë ndryshime e përmirësime por në opinionin tim janë tri prioritete për të cilat votuesit kur të i takojnë subjektet dhe kandidatët për kryeministra duhet të i pyesin se cili është vizioni tyre. Dhe këto tri prioritete janë:
Zgjidhja e problemit me Serbinë- Kanë kaluar 20 vite qysh se ka përfunduar lufta m Serbinë, por jo edhe konflikti me të. Qe 20 vite secila qeveri e secila parti e ka akuzuar e fajësuar Serbinë për dëmet që I ka shkaktuar Kosovës si në njerëz, duke vrarë madje edhe gra e fëmijë, por edhe ekonomik e kulturor.
Serbia vazhdon ta pengojë zhvillimin e Kosovës, e qeveritë vazhdojnë të ankohen e të hedhin akuza, por jo edhe të ofrojnë zgjidhje për këtë konflikt. Dhe kur flitet për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë flitet për Dialogun e i cili në vend që të shihet si mënyrë për zgjidhjen e konfliktit, ai paraqitet si synim në vete. Deri më tani kemi dëgjuar propozim për zgjidhje kryesisht nga ndërkombëtarët, qoftë nga ndërmjetësuesit e procesit të ilet kanë qenë më të rezervuar në propozimet për zgjidhje, qoftë nga opinionit e analistë të ndryshëm, por shumë pak nga vet liderët tanë. Kemi dëgjuar kundërshtime të dy propozimeve që aktualisht përmenden zi zgjidhje të mundshme ( shkëmbimi i territoreve apo krijimi i Zajedmices) por nuk kemi dëgjuar propozimin për zgjidhje. Dhe pyetja e parë që qytetarët duhet t’i bëjnë kandidatëve për kryeministra është: cila është vizioni I tyre për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Të përkujtojmë se dialogu nuk është Zgjidhja, është një nga mënyrat ( dhe unë besoj më e mira) se si arrihet tek zgjidhja e konfliktit.
Rimëkëmbja ekonomike- Kosova ka qenë në një gjende te keqe ekonomike me numër të lartë të të papunëve e Pandemisë e ka rënduar edhe më shumë atë. Ndonëse qeveria e kaluar ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në zbutjen e pasojave të Pandemisë, ajo ndërhyrje ka qenë edhe e vonuar por edhe e mangët. P.sh. ndihma ekonomike për bizneset u është shpërndarë si atyre bizneseve që kanë nxjerr përfitime nga Pandemia ( si p.sh. laboratorët e analizave apo farmacitë e deri diku edhe furrat) e si atyre që kanë pësuar humbje mjaft të mëdha si është sektori i gastronomisë por jo vetëm. Qeveria e ardhshme duhet të paraqesë një strategji afatmesme dhe afatgjate se si do të ndihmojnë bizneset që të rrisin kapacitetet e veta dhe rrjedhimisht të hapin vende pune.
Prioriteti i tretë e ndoshta edhe më I rëndësishmi është Arsimi. Pak flitet për arsimin në kohë fushate por shumë më pak, pothuaj fare, pas zgjedhjeve. E arsimi është hallka më e dobët në shoqërinë tonë e cila prodhon efekte në të gjithë sektorët tjerë të shoqërisë. Në flasim për arsimin një herë në vit kur del rezultati i PISA por si do çudi tjetër edhe kjo zgjate tri ditë dhe harrohet. Ndërsa gjate fushatës kryesisht flitet për punësimet familjare e partiake që bëjnë në sektorin e arsimit. Por arsimin ë Kosovë ka shumë më shuam probleme dhe ka nevojë për një reformimi serioz. Metodat e mësimdhënies janë të vjetruara dhe jo tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë të ilet në ditët e sotshme kanë edhe qasje në marrjen e dijes dhe informacionit të cilat nuk shfrytëzohen, ose fare pak, nga shkollat. Pandemia edhe në fushën e arsimit ka vënë në pah të metat e arsimit por në të njëjtën kohë edhe mundësitë e rëja që nuk janë vënë në shfrytëzim.
Natyrisht se ka edhe shumë tema tjera që duhet trajtuar, shëndetësia, sistemi i drejtësisë, reformat ën sektorin publik e shuam probleme tjera. Në vend të këtyre temave ne vazhdojmë të dëgjojmë garën se kush e ka fjalorin më të pasur me sharje e fyerje karshi kundërshtarëve politikë. Sikur partitë politike të mos mjaftonin në këtë garë, asaj i janë bashkuar edhe analistë e opinionistë ( ku ka disa përjashtime)
Qytetarët e Kosovës e dinë çfarë ka ndodhë dje, e dinë edhe kush çfarë ka bërë dhe si ka qeverisur, ajo çfarë duam të dimë është çfarë na ofroni nesër.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës