Armët kimike dyshohet se janë përdorur sërish në Siri, nga forcat qeveritare.
Përsëri shumë amerikanë, veçanërisht në Uashington, janë përgjigjur me thirrjet për të bërë diçka. Dhe, përsëri, sulmet ndëshkuese kundër qeverisë siriane janë opsioni më i diskutuar.
Debatet mbi Sirinë po zbulojnë mënyrën se si pjesëmarrësit janë të përfshirë në këtë situatë. Amerika shpesh arrijnë në të njejtën politike të sulmeve ajrore, duke thënë se situata në Siri është shumë e ndërlikuar. Ajo gjithashtu na tregon se sa shumë boshllëqe ka në politikën e jashtme amerikane.
Ju mund të thoni se ka diçka të çuditshme për këtë bisedë duke marrë parasysh faktin se sa gjëra kanë ndryshuar që nga administrata e Obamës te kjo e Trumpit.
Ishte një gjë, përpara vitit 2017, argumentohej nëse Presidenti Barack Obama e ndoqi deri në fund kërcënimine tij për sulme ndërshkuese të vitit 2013, gjë e cila do të kishte penguar Sirinë nga përdorimi i armëve kimike, do të ndryshonte rrjedhën e luftës dhe ndodhta do të rrëzonte edhe Presidentin sirian Bashar al-Assad.
Por gjatë vitit të kaluar, Presidenti Donald Trump kreu sulme ndëshkuese pikërisht sikurse edhe kërkohej. Megjithatë, situata në Siri ndryshoi shumë pak. Por, çuditërisht, nuk është se kanë ndryshuar shumë Shtetet e Bashkuara, ku besimi në sulme ajrore mbetet më i fuqishëm se kurrë më parë.
“Mospërputhja e plotë e bombardimeve të njëpasnjëshme të Trumpit në aeroporin sirian ka bërë një zhurmë të vogël në mitin se sulmet ajrore të Obamës gjatë vitit 2013 do të kishin ndryshuar ndonjë gjë”, tha Marc Lynch, profesor i Universitetit George Uashington në Lindjen e Mesme.
Në të vërtetë, presioni është në rritje për një grup tjetër për sulme të tilla dhe duket se Trump përsëri mund t’i kryejë ato.
Ajo që amerikanët do të mund të përballen, nëse duan apo jo, është realiteti se disa probleme nuk mund të fiksohen nga llojet e zgjidhjeve me kosto të ulët dhe me rrezik të ulët.
“Pë rata që duan një përgjigjje ushtarake, pyteja është e thjeshtë: a mund të më thoni ndonjë përgjigjjë praktike se si mund të parandalohet kjo pa pushtim të plotë?”, tha Ema Ashford, analiste nga Instituti Cato.
Për të kuptuar këtë, ndihmon nëse ndajmë përgjegjësitë e Amerikës në tri kategori, të cilat do të vijnë kundër problemeve të vështira në luftën e Sirisë.
Opsioni i kategorisë së parë mund të quhet lloj i sulmeve të kufizuara dhe ndëshkuese që Obama bëri presion t’i ekzekutonte.
Një veprim i tillë ka për qëllim të imponojë një kosto modeste ndaj Assadit ose të dërgojë mesazh se përdorimi i armëve të ardhshme kimike nuk do të tolerohet. Në të njejtën kohë, ai ka për qëllim të shmangë çdo rrezik të ndryshimit të rrjedhës së luftës, që mund të çojë në drejtime të papritura, si përzierja e SHBA-ve në një konflikt të mad hose shembja e qeverisë siriane, e cila mund të përhapë kaos dhe të rrezikonte miliona jetë.
Por përpjekjet e kaluara të këtyre lloj sulmesh ajrore kanë dështuar për dy arsye. Së pari, ato nuk do të ndryshojnë qasje e Assadit, pasi për të kjo luftë është një një çështje mbijetese personale dhe kombëtare. Nëse ai beson se armët kimike janë të nevojshme për mbijetesën e tij, ai do t’i braktisë ato vetëm përballë disa kërcënimeve për mbijetesën e tij më të madhe.
Së dyti, aleatët rusë dhe iranianë të Assadit mund të ndihmojnë me lehtësi që ai të absorbojë kostot e vendosura nga sulme të tilla. Nëse Shtetet e Bashkuara bombardojnë një pistë tjetër siriane, kontraktorët rusë thjesht mund nxjerrin në pah një Assad të ri.
Argumentet më të ashpra për sulme të kufizuara, luajnë mirë në politikën e brendshme, por ka shumë prova konkrete se mesazhet e tilla bëjën shumë dallim te kundërshtarët.
Opsioni i kategorisë së dytë mund të përshkruajë politikat që Obama ka favorizuar, veprimet që e bëjnë luftën më të shtrenjtë për Assadin, për shembull, armatimi i rebelëve antiqeveritarë, në mënyrë që të ushtrojë presion ndaj udhëheqësit sirian në përmbushjen e kërkesave amerikane.
Obama furnizoi rebelët me raketa anti-tankë, të cilat u përdoren për efekt të madh.
Problemi me këtë strategji është se aleatët rusë dhe iranianë të Assadit janë në gjendje të përshkallëzojnë, duke u tejkaluar edhe ofertën amerikane.
Amerikanët dërgojnë armë, iranianët dërgojnë brigadë luftarake. Amerikanët dërgojnë raketa, rusët instalojnë njësi të artilerisë. Rusia dhe Irani mund të bëjnë më shumë, duke u dhënë atyre kontroll mbi atë që planerët ushtarakë e quajnë “shkallët e shkallëzimit”.
Opsioni i kategorisë së tretë do të ishin sulmet përtej asaj që rusët dhe iranianët mund të përceptojnë, gjë që ka të ngjarë të nënkuptojë një ndërhyrje të plotë apo sulme që kërcënojnë ekzistencën e qeverisë siriane.
Këto sulme do të ishin të mjaftueshme për të punuar vetëm nëse krijojnë qëllimisht një nga dy rreziqet që SHBA-të kanë tendosur për t’iu shmangur. Rreziku i parë është ai i shembjes së qeverisë siriane, e cila do të përkeqësonte vuajtjen e Sirisë duke heshur miliona jetë në kaos dhe ka të ngjarë që të zgjasë edhe luftën. Rreziku i dytë është konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë, një fuqi me armë bërthamore aftësinë për të përshkallëzuar me shpejtësi armiqësitë në Lindjen e Mesme dhe në Europën Lindore, duke vënë në rrezik miliona jetësh jo-sirianë.
“Në fund, veprimet e Assadit janë të neveritshme, por nuk ekziston asnjë alternativë praktike ushtarake, nëse nuk jeni të gatshëm për të rrëzuar efektivisht shtetin sirian dhe për të ri-përshkallëzuar luftën civile”, shtoi Ashford
Ajo parashikoi se Trump do të nisë një tjetër sulm ajror që nuk “do të ndryshojë asgjë”.
Por pse ekziston akoma një mbështetje e tillë për një politikë tashmë të dështuar?
Hulumtimet e kryera nga Sarah Kreps dhe Sarah Maxey, shkencëtarë politikë në Universitetin Cornell dhe Universitetin e Pensilvanisë, zbuluan se amerikanët ndjejnë një detyrim moral për të ndihmuar viktimat humanitare dhe për të dhënë atë lloj ndihme përmes veprimeve ushatare.
Por kjo nuk ndodh vetëm me votuesit.
Brenda Uashingtonit, një revisionizëm i çuditshëm ka lindur rreth sulmeve ajrore të Trumpit.
Kulti i “sulmeve ajrore të kufizuara” është kaq i fuqishëm në Uashington, saqë edhe kur ndodhin thuhet se ato kurrë nuk janë kapitalizuar.
Ekziston gjithmonë shpresa e shndritshme, pak mbi kodrën e ardhshme, që bombardimet e një piste do t’i bëjnë të gjitha ëndrrat e Uashingtonit të vërteta.
Nganjëherë duket sikur Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë pista të zbrazëta deri në fund të kohës, të sigurtë se kjo do të mund të jetë një mënyrë për të marrë gjithçka që amerikanët dëshirojnë pa asnjë kosto ose rrezik të vërtetë dhe se të gjitha dështimet e kaluara tregojnë se “herën tjetër do të bëhet mirë, sigurisht”. / NYTimes/Përktheu: arbresh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008