Ta thuash se je themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta thuash se LDK programin e vet e ka të bazuar mbi programin e Lidhjes së Prizrenit, respektivisht Rilindësve tanë dhe njëkohësisht ta thuash se kosovacentrizmi është ideal imi – duhet të jesh, në rastin më të mirë, idiot mental. Përndryshe je një propagandues i interesave të kundërta me interesat e kombit shqiptar.
Por, të jesh edhe intelektual, historian, autor i disa librave mbi historinë e Kosovës, flet se me çfarë intelektuali kemi të bëjmë, dhe njëkohësisht flet se nuk kemi të bëjmë me një idiot mental. Për fat të mirë, këtë lloj “intelektuali” populli i Kosovës e ka hedhur në koshin e plehrave të historisë me 14 shkurt 2021, duke votuar me 57,7% kundër kosovacentrizmit. Ky “intelektuali” ende nuk e ka kuptuar këtë, edhe pse intervistën e tij e dha 3 javë më vonë.
Por, ndoshta edhe po hy në gjynah, se një fjalë e urtë thotë “tu’u plak tu’u rrokat”!? Ose me fjalor më modern, kanë filluar shenjat e sëmundjes së Alzehajmerit dhe e ka harruar kërkesën themelore të Rilindësve tanë, që para së gjithash dhe mbi të gjitha, ideal e kishin bashkimin kombëtar.
Përveç kësaj ai tha se kufijtë janë caktuar përfundimisht në Konferencën e Londrës në vitin 1913 – harron se ekziston Akti final i Helsinkit sipas të cilit kufijtë mund të ndryshohen me marrëveshje – përndryshe si do bashkoheshin dy shtete Gjermane.
Tha edhe se, çfarëdo veprimi që do të shpinte në bashkim kombëtar do ishte gabim, por nuk e dha asnjë argument pse do ishte gabim – apo ndoshta edhe gjermanët kanë gabuar që u bashkuan dhe u bënë forca më madhe ekonomike evropiane? Edhe Kina po gabon, edhe pse është shumë e “vockël”, po kërkon bashkëngjitjen e Tajvanit, pasi që e bashkëngjiti Hong-Kongun. Edhe Rusia është e “vockël”, prandaj e bashkëngjiti gadishullin e Krimesë, madje me forcë.
Dhe kulmi i idiotësisë, e sulmon Albin Kurtin se paska heq dorë nga bashkimi kombëtar, sepse përpara nuk e paska ditur se e ndalon kushtetuta. Pra, jam kundër bashkimit, por jam edhe kundër Albin Kurtit që nuk po na bashkon!
Ndonjë hoxhë, prift apo psikiatër, ndoshta do mund ta zgjidh dilemën time dhe t’ia përcakton ndonjë diagnozë këtij të Gjori.
Nga Ali Mehmeti, Gjenevë
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...