Opinionit publik i kujtohet se në mars të këtij viti, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në presidencën serbe, Lista Serbe bëri publik daljen e saj nga Qeveria e Kosovës.Përveç deklarimit publik, kjo “dalje nga Qeveria e Kosovës” nuk u shoqërua me asnjë dorëheqje të asnjë zyrtari. As Zëvendës Kryeministri, as ministrat e as zëvendës ministrat nuk dorëzuan dorëheqje, por vazhduan të merrnin rrogat nga buxheti i Kosovës dhe ruajtën të gjitha beneficionet që lidhen me institucionin e qeverisë së Kosovës.
Nga reagimet e shumta të asaj kohe da ta veçoja qëndrimin e presidentit të Kosovës, për arsyet që do të theksohen më poshtë. Duke menduar se e ka mbështetjen e qeverisë, Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin e vet për këtë veprim të Listës Serbe dhe deklaroi se “zhvillimet e tilla janë në kundërshtim me angazhimet për dialog për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe cenim i përpjekjeve për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë”. Madje presidenti i Kosovës nuk u ndal me kaq. Ai bëri ftesë që “të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut në mes Kosovës e Serbisë dhe të mbesim të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve, në ndërtimin e fqinjësise së mirë dhe pajtim”.
Zhvillimet e mëvonshme politike, sidomos që nga dalja publike lidhur me negociatat e fshehta në mes Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, e bindën presidentin e Kosovës se nuk e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për realizimin e projektit për korigjimin/shkëmbimin e territoreve me Serbinë
Qëndrimet parimore rreth kësaj çështjeje të Qeverisë së Kosovës dhe të forcave tjera politike në vend janë arsye e vetme që bënë Hashim Thaçin të mbajë një qëndrim të ri për “daljen e re” të atyre që në fakt nuk kishin dalë fare nga qeveria e Kosovës!
Ende pa dorëzuar dorëheqje asnjë nga funksionarët e Listës Serbe, Hashim Thaçit nuk ju prit të kthehet nga Parisi, por prej Francës kërkoi nga qeveria e Kosovës që “të konfirmojë nëse e ka apo nuk e ka shumicën e nevojshme për të qeverisur”. Nëse e ka këtë shumicë atëherë Hashim Thaçi jep leje që të vazhdohet puna, ndërsa nëse nuk e ka ky “do të shikojë mundësitë e interpretimeve të kushtetutës për t’u dhënë mundësi qeverisjeje atyre që e bëjnë shumicën”.
Qëndrimet e ndryshme të Hashim Thaçit për veprimet e njëjta të Listës Serbe nuk kanë shpjegim tjetër pos përpjekje për të detyruar qeverinë që ta mbështetë aventurën e tij të rrezikshme të korigjimit të kufijve!
Kam bindjen e plotë se do të dështojnë të gjitha përpjekjet e Hashim Thaçit që së bashku me Listën Serbe të sjell në krye të institucionit të qeverisë së Kosovës njerëz që do ta mbështesin projektin për korrigjim të kufirit!
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...