Në vitin 2020 Evropa u sfidua nga aktivitete terroriste, ku në shënjestër terroristet kishin Francën dhe Austrinë e disa vende të tjera, por në fakt edhe gjithë shtet Evropiane dhe Ballkanike në forma tjera ishin po ashtu në fokus të aktiviteteve të terroristëve. Këto raste janë sinjale serioze për çështje ndër sektoriale të sigurisë, andaj nevoja për bashkëpunim serioz mes shteteve sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është imediate.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saja të specializuara duhet do të vazhdojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale duke kërkuar që pjesëtarët e saj të trajnohen në vendet me përvojë dhe profesionalizëm siç janë SHBA-të.
Natyrisht, edhe Kosova është seriozisht e prekur nga ky fenomen dhe duhet marrë veprime të nevojshme në parandalim. Ne kemi parë në vitin 2020 se shtet Evropiane kanë marrë një sërë masash për luftimin e kësaj dukurie, sidomos të shkuarjes së luftëtarëve për të luftuar për shtetin islamik, dhe për këtë kanë miratuar edhe ligje të veçanta mbi ndalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të shteteve të tyre në luftërat e huaja e në veçanti në lindjen e mesme, por edhe pas këtyre masave këta shtete dështuan në parandalimin e akteve terroriste në shtetet e tyre. Gjithashtu programet e de-radikalizmit në burgje, kanë dështuar dhe rrjedhimisht burgjet janë shndërruar në qendra të radikalizmit.
Edhe Kosova ka dështuar jo vetëm në aspektin e deradikalizimit në burgjet e Kosovës por edhe në gjykimin e rasteve të pjesëtarëve të ISIS, madje duke kontribuar në radikalizëm. Rastet e fundit të aktiviteteve të dhunshme në botë të terrorizmit e sidomos rasti në Wiena të Austrisë dhe Francë, ngrehin alarmin e njësimit të një databaze ndërkombëtare dhe nevojën e një shkëmbimi të drejtpërdrejtë të informacioneve në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Prandaj bashkëpunimi i shteteve Evropiane dhe të tjera me institucionet kompetente të qeverisë së SHBA-së është shumë i nevojshëm sidomos në parandalim të rasteve terroriste në gjithë botën.
Në vitin 2021, duhet së paku të fillohen nismat globale serioze të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve ndërshtetërore dhe ndërinstitucionale për parandalimin e rasteve terroriste.
______________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...