Tashmë duket që zënkat në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë kthim prapa dhe vetëm një mbrekulli nga Shpend Ahmeti dhe Glauk Konjufca mund ta shpëtojë këtë parti nga ndarja.
Por, duket se stuhia e vërtetë nuk ka ndodhur ende dhe pritet të vijë në ditët në vijim pasi të pakënaqurit nuk janë dorëzuar por kanë filluar një strategji që me `qetësi dhe dashni` ta godasin Vetëvendosjen.
E këtë stretegji nëse futemi në mendime, e shohim qartë në shkrimet e deputetit Fisnik Ismaili.
Dashni, thotë Fisniku, kam dhe kam pasur dashni edhe pse ju gjithmonë keni humbur gjatë gjithë kësaj kohe shton ai.
Natyrisht duke shkruar me vite statuse Fisnik Ismaili është bërë edhe usta i shkrimeve dhe tashmë po e përdor kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Dukë vënë në dukje që deputeti Ismaili nuk ka votuar në zgjedhjet e partisë të tij, përpiqet me fjalë të bukura t’i bindë mbështetësit e kësaj partie që nuk kanë fituar kurrë duke qenë pjesë e Vetëvendosjes. Madje ai thotë se vazhdimisht kanë gënjyer veten duke thënë se po fitojnë.
“Një prej problemeve që i kam pasë me qasjen tonë, prejse kam hy në Lëvizje ne 2011, është se në çdo betejë, edhe kur kemi pësue disfata, jemi mundue me i paraqitë si fitore.“ shkruan Fisniku.
Por e ka gabim, dhe ai vetë e di që, jo atëherë, por tani po gënjen veten nëse mendon që do t’i marrë pas mbështetësit e Vetëvendosjes. Për hir të së vërtetës Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka pasur rritje në zgjedhje dhe nuk ka si të mos gëzohet kur e fitoi për herë të parë Prishtinën. Prishtina është Kosova dhe cdo parti e ka ëndërr ta fitojë.
Pavarësisht shumë protestave të panevojshme, pasi nuk i takon vetëm Vetëvendosjes të marrë në shpinë pesha nacionale, kjo e fundit ka dale gjithmonë e fituar dhe duket se humbje më të madhe mund t’i shkaktojnë të pakënaqurit që vetëm para pak kohësh përplaseshin dhe shtyheshin me policinë në mbrojtje në Albin Kurtit.
Prandaj, të pakënaqurit po fillojnë me kritika plot dashni por nuk dihet deri sa do të vazhdojnë. Ndërsa në media flitet që do të hapin një parti, që është e drejta e tyre, por fillimisht mund të gjejne elektrat nga partitë që janë në pushtet pasi është më i lehtë për t’i bërë propogandë. Elektrorati i Vetëvendosjes është i fundit që të pakënaqurit mund të marrin nëse hapin parti.
Ndërkaq të pakënaqurit nga ana tjetër ende nuk kanë dhënë një arsye specifike pse nuk e duan Albin Kurtin kryetar të Vetëvendosjes, duke të shtuar dyshime se mos vallë është thjesht luftë për pushtet./ Nga Ervin Shkulaku/ albeu.com
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...