Nga tri elementet e shtetit dy me të rëndësishmet janë popullsia dhe territori,ndërsa pushteti elementi i trete që e përben populli dhe që është gardiani me i mirë i pushtetit dhe shtetit.Me një shoqëri të organizuar dhe të ndritur, pra populli është ai me i rëndësishmi.
Vetem një element,për disa cent shteti me demokratik ne BE,Franca veçse nuk ishte kall nga populli i saj,kësisoj edhe ne shtete të tjera ishte vepruar ne interes të shtetit dhe qytetarit.
Shtrohet pyetja a jemi ne si popull dhe shoqëri e organizuar ne atë nivel si populli francez dhe popujt të tjerë,unë them se jo.E para pse heshtëm gjate këtyre viteve që lejuam një sistem të dobët të shëndetësise,arsimit ,drejtësisë dhe lejuam një privatizimit të ndërmarrjeve publike ne mënyrën me të egër që shkatërruan sistemin dhe ne anën tjetër punësimin.
U vodhën dëshmi,ari dhe drogë ne dhomën e nivelit me te lart të shtetit,flisnin për bashkim me Presheven,Metvegjen të asaj pjese shqiptare e ne anën tjetër e tkurren Kosovën nga lindja ne pjesën e Maqedonisë nga perëndimi nga Mali i Zi nga veri pjesa e Mitrovicës u morën Gulenist ne mënyrën klandestine e mbushen Kosovën me produkte serbe pranuan ilaçe ndihma e çka jo nga Serbia,madje kërkuan edhe shërim qytetarët tanë atje dhe çuditshmerisht askush nuk dha përgjigjeje dhe as nuk u dënua për këto skandale madje u hesht aq shumë nga qytetarët sikurse të ishte çdo gjë ne rregull.
Pra vendi jonë që ishte vend i shpresës dhe që u flijua aq shumë për të e shendrruan ne vend të dëshpërimit dhe braktisjes me votën tonë që votuam dhe heshtëm për dy dekada.Heshtem edhe kur nenës Shahe nga Dobrashevci i Drenicës që burrin e kishte dëshmor dhe djalin,ja ndali rrymën pushteti dhe pensionin ne anën tjetër ndanin para për shëndetin e Isa Mustafes e Bujar Bukoshit dhe familjes Rugova e i rritenin meditjet dhe previlegjet e tyre,po ashtu darka dreka dhe udhtime supër të shtrejta.
Apo ju pushtetarët mendoni që jemi aq naiv edhe atëherë kur kategoritë e luftës i shendrruat ne kategori sociale dhe ja hapet derën vetëm kur ju duheshin vota për pushtet,apo mendoni që jemi aq naiv kur mbi 45 veteran benë vetëvrasje disa të tjerë e braktisen vendit e disa pranuan edhe gjakun e tyre ta shesin për kafshatën e gojës dhe shkollimin e fëmijëve të tyre gjë që heshten edhe kreret e shoqatave.
Apo mendoni që jemi aq naiv kur pranuat fusnoten e decentralizimin e komunave serbe me një grusht serb dhe fuqizuat Lusten Serbe të Beogradit ne Kosovë,saqe asnjë vendim të rendesishem dhe as qeverine nuk mund ta formoni pa të,e shumë marrveshje tjëra të demshme.Mendoni se jemi aq naiv kur votuat një Gjykat Speciale mi denu çlirimtaret dhe asesi kriminelet.Jo nuk jemi naiv dhe nuk kemi harruar.
Me ç’rast ajo që me habit me se shumti zërat të nivelit kogja të larte analist e publicist,gazetar e pushtetar dhe të atyre me të ultë që nuk ju degjua zëri kurrë gjatë këtyre dy dekadave dhe u ngritën për 50 ditë.Nuk rregullohen gjerat për 50 ditë edhe po të ishte qeveria me e mira ne Botë.Megjithatë këta zëra kontradiktor i kuptoj vetëtem ne kontestin tjetër se nuk është e lehtë mi humb gjithë ato pozita e gjithë ato tenderë e përfitime dhe ne ketë vazhd çdo gjë mund të sajojnë e kurdisin edhe të bardhesë ne të zezë dhe të barikadohen vetëm për një arsyje për t’i mbrojte pozitat,tenderët dhe përfitimet ne rruge të jashtëligjshme.Veç tjerash nëse vendi jone qenka shendrru ne bankomat vetëm për një parti dhe antarsi të tyre,pse mos të shendrrohet edhe për partine tjetër apo vetëm një parti këtu duhet të qëndroj ne bankomat me zi se ne kohën e komunizmit.
Megjithatë zërat kritik duhet të jenë çdo herë ne vendin tonë, por asesi ne mënyrë selektive,zërat kritik dhe të përgjithshem janë konsolidim me i mirë i demokracisë dhe i shtetit të se drejtës gjë që endrrojme të gjithë.Prandaj të gjithë se bashku ta luftojmë të se keqen si popujt të tjër pamvarsisht bindjeve partake dhe idiologjike dhe kush është president,kryeministër,ministër apo kryetar komune.
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...