I ndjerI, Agron Musliu, 26 vjeç nga fshati Livoç i Gjilanit, në studime master në Gjermani, u vetësakrifikua derisa ishte në karranitnim me vendim qeverie që do të thotë ishte nën përgjegjësinë e qeverisë.
Ky u be rasti i parë që vuri pikëpyetje ndaj mos/kujdesit social dhe jo vetëm, të qeverisë ndaj të karantinuarve. Kjo situatë nuk lejon politizim, është e pa ndershme dhe kjo kërkon drejtësi e jo të përfitohet në fatkeqësinë e të ndjerit e familjes.
Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllime!
Vërtete se karantinimi është vendosur me vendim qeverie për të gjithë ata që kanë hyrë në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Por, kjo nënkupton trajtim multidimensional dhe përkujdesje sociale, e jo trajtim “të burgosurish” siç shprehen të karantinuarit që rrëfejnë nga brenda në rrjetet sociale të komunikimit. Shqetësimet e shprehura në këto media do duhej ti vënë në veprim organet përgjegjëse. Këto shqetësime nuk ngjasonin me deklarimet fyese ndaj kushteve të jetës së studenteve, siç bënin kohë me parë narkopsikopat të botês së shfrenuar në emër të artit gjoja si Robert Berisha por po tingëllojnë deklarata nga përjetime praktike në Qendrën studentore të karantinimit.
Karantinimi duhet të reflektoj një proces serioz përkujdesjeje e jo sistem korruptiv ku të karantinuarit arrijnë të gjejnë lidhje korruptive për blerje jashtë karantine të ushqimeve e pijeve, cigareve e deri edhe dalje nga karantina para kohe, përmes korruptimit të kujdestarëve zyrtar të qeverisë. Të gjitha këto pretendohet nga të karantinuarit të kenë ndodhur. E kjo për të pa fuqishmit materialisht, është depresive deri në dëshpërim
me jeten.
Këto janë sot lajme në mediat sociale, nga numër i madh të karantinuarish.
Ndaj duhet që organet e hetuesise të vihen në veprim për ta menaxhuar këtë situate tmerruese për qytetarët e Kosovës edhe ashtu në gjendje traumatike nga kufizimet antikushtetuese qeveritare.
Nëse do të ketë veprim të ligjit kushtetues në këtë vend, atëherë qeveria patjetër se do paralizohet për mos zbatimin e gjëndjes së jashtëzakonshme 20 ditore, e mjaftueshme kjo për të identifikuar dhe eliminuar dyshimet nëse ka të infektuar brenda vendit, ndërkohë që qendrat e izolimit të ishin aktive njëkohësisht për ata që hyjnë në Kosovë, shtetas të Kosovës dhe të ndalohej hyrja e atyre që nuk janë shtetas kosovar.
Pas 20 ditësh kjo do të mundësonte përkushtimin qeveritar, vetëm ndaj qytetarëve që hyjnë nga jashtë vendit dhe do të mundësonte një përkushtim e trajtim me adekuat ndaj tyre, sepse numri i tyre është më i limituar dhe mundësia e trajtimit do të ishte me e mirë kuptohet dhe më e lehte si proces i angazhimit me personel dhe mbështetje logjistike.
Ndaj ju bej thirrje qytetarëve për veprime koshiente dhe organeve të hetuesise të jenë në nivelin e përgjegjësive ligjore pa i përshtatur ato urdhrave politike por duke respektuar pavarësinë në veprim.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren