Ta ndalim rrënimin diplomatik të republikës së Kosovës

11:15 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Shkruan: Hisen BERISHA

Momenti aktual po më bënë skeptik se edhe ky konstelacion i partive politike do ti kaloj të gjitha ato detyra që kërkohen! Megjithëkëtë, një qeveri e re i duhet Kosovës sa me parë.

E kam thënë se bisedimet me Serbinë dhe me konkretisht taksa dhe asociacioni, kanë me e rrëzua atë qeveri dhe se nuk kanë kredibilitet me nënshkrua marrëveshje përfundimtare formacioni LVV- LDK dhe fatkeqësisht ashtu doli.

Kamë kërkua menjëherë pas zgjedhjeve, në prononcimet e mija publike, qeveri me baze të gjerë deri sa të përmbyllnim bisedimet me Serbinë dhe të kryenim reformën e pushtetit lokal dhe reformën zgjedhore, krahas forcimit të shtetit ligjor, e tek pas këtyre arritjeve të organizoheshin zgjedhjet e lira.

Krijimin e qeverisë së re me Avdullah Hotin, e shohë si nevojë urgjente apo të çfarëdo qeverie që kishte me prodhua bisedime ndërmjet partive shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ju qytetarë tanimë jeni lodhur duke dëgjuar arsyetimet e përfaqësuesve tanë politik institucional, se pandemia andej e pandemia këtej na qenka kthyer në pengesë të shumë zhvillimeve.

Jo. Sot po thuaj se si në kohen e diktaturës, me urdhër të “Liderit suprem” shokut Enver, “që urdhëronte shiun të bie”, po ashtu po “urdhërohet” virusi të hiqet, dhe brenda natës nga 70 raste infeksioni që na lajmëroheshin në ditë, tani vetëm 1-4 sish, nga një që shërohej në ditë tani nga 80 veta, nuk kemi asnjë rast të humbjes së jetës, e kjo e fundit falë Zotit, po që është mirë. Përjashto këtu vetëvrasjen e 26 vjeçarit gjilanas studiues në nivelin master në Gjermani e që po qëndronte i karantinuar me vendim e kujdes të qeverisë.

Shpresojmë se deri ka mesi i Qershorit 2020, s’do të kemi fare shqetësime nga virusi pandemik, sa që edhe do të mund të organizojmë zgjedhje të “lira”. Të paktën këtë “planifikim antipandemik” po përgatitë qeveria e shkarkuar.

Unë njohe mjafte mjekë shqiptare në Kosovë edhe jam i sigurte se dituritë e tyre janë të mjaftueshme me luftua me sukses ketë fatkeqësi. Mirëpo, arsyeja kryesore pse duhet me u krijua qeveria është, ta ndalim rrënimin e Republikës së Kosovës në aspektin diplomatik.

E kam përcjellë mbledhjen e këshillit të sigurimit dhe jam i indinjuar posaçërisht, në ofendimin që përfaqësuesi rus, i beri prezantimit të ministrit tonë të jashtëm në detyrë, duke krahasuar flamurin me atë të shteteve të ndryshme dhe posaçërisht ndihem i indinjuar për mos reagimin me notë proteste, pas kësaj mbledhje nga ana e ministrit përkatës.

Hyrja e gjoja mjekeve të Serbisë në Kosovë, arsyetimi i pranimit të testeve serbe etj…etj. flasin për degjenerimin diplomatik të Kosovës në rrafshin e ndërkombëtar dhe kjo duhet stopuar paralel me stopimin e pandemisë.

Republika e Kosovës nuk ka pasur raporte të këqija me asnjë president të SHBA- ve dhe nuk guxon as me u mëndua se ndonjë president i SHBA gjoja qenka më pro serb, se sa pro Kosovës.

Tendenca me krijua kësi përshtypje ka për qellim çrregullimin e orientimit të kombit shqiptare si kombi me pro evropian dhe pro amerikan.

Arsyeja pse amerikanet ose më saktë pse ambasadori i SHBA, u shpreh se “ndihet i lumtur që po shihte mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Kosovës” ka vetëm një interpretim për mua,ndërprerjen e abuzimit me emocionet e shqiptarëve të Kosovës se gjoja qeveria Kurti po lufton krimin në Kosovë, ndërsa që kjo qeveri nuk kishte proceduar asnjë kriminel, por vetëm se kishte refuzuar disa thirrje telefonike e shumë kërkesa të shtetit të Amerikës drejtuar qeverisë Kurti.

Do të bëja një analogji midis qeverisë Kurti dhe qeverisë së Nolit. Siç e dimë Fan Noli erdhi në pushtet me revolucion ani pse kishte jetuar në Amerikë dhe për mendimin tim, ai do të duhej të vinte në pushtet me mënyra e rrugë demokratike. Qëndroi aq sa dihet dhe u rrezua me organizim ushtarak! U kthye serish në ShBA ku qëndroi deri sa vdiq por kurrë ShBA nuk e patën si partner, as edhe atëherë kur e luftonin Enver Hoxhën. Më duket se jemi në ketë pike edhe sot për sa i përket përkrahjes amerikane për Albinin, e të cilën përkrahje Albini po tenton me ua shitur shqiptarëve si mospërkrahje të Amerikës për Kosovën.

Pra unë mendoj se përkrahja e Amerikës në këto çaste, është shume më e madhe se sa në cilëndo qeverisje para Albinit, që nga pavarësia.

_____________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme